Lista e akronimeve




старонка8/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   33

1.11. Rëndësia e Shqipërisë për llojet migratore

Ligatinat bregdetare dhe liqenet brenda vendit janë zona veçanërisht të rëndësishme për dimërimin e llojeve migratore. Janë rreth 70 lloje shpendë uji me një popullatë prej 180,000 individësh që dimërojnë në këto zona. Të paktën katër prej tyre (Karavastaja, Narta, Shkodra dhe Ohri), konsiderohen si zona me rëndësi ndërkombëtare për shpendët e ujit njohur si IBA (Zona të Rëndësishme për Shpendët), apo zonat Ramsar, me më shumë se 20.000 lloje shpendësh uji për një zonë. Së fundmi liqeni i Prespës në Shqipëri është pjesë e hartës Ramsar.

1.12. Lloje bimore me interes ruajtje në nivel global dhe evropian

Në Shqipëri, ekziston një numër i llojeve të kërcënuara globalisht. Së paku 72 kurrizorë dhe 18 lloje invertebrore me rëndësi globale kanë të paktën një pjesë të vendbanimeve apo popullatave së tyre në Shqipëri. Për disa prej tyre (Pelicanus crispus, Phalacrocorax pygmeus, Salmo letnica dhe Acipenser sturio), Shqipëria është e një rëndësie të veçantë.


Lista aktuale e llojeve bimore të përfshira në konventën e Bernës dhe Direktivën e Habitatit përmban 30 lloje (Shtojca 2 dhe 3), duke përjashtuar llogaritjen e dyfishtë për Marsilea quadrifolia, Solenanthus albanicus, Ramonda serbica, Caldesia parnassifolia, Himantoglossum caprinum, Buxbaumia viridis dhe Mannia triandra. Lista e kuqe e IUCN-së (Shtojca IV) përmban 26 lloje, të gjitha bimë të lulëzuara, kryesisht monokote (17 lloje janë pranuar dhe nëntë të tjerë janë propozuar për Sistemin Informativ të llojeve për të hyrë në Listën e Kuqe të IUCN). Llojet Galanthus reginae-olgae, Carex markgrafii, Colchicum macedonicum, Festuca galicicae, Solenanthus albanicus, Stipa mayeri dhe Tulipa albanica janë klasifikuar si të kërcënuara (VU, EN, CR) Scilla albanica dhe Sideritis scardica u vlerësuan si gati të kërcënuara (NT), Sesleria wettsteinii u vlerësuan si të dhëna të pamjaftueshme (DD) dhe pjesa tjetër janë vlerësuar për t’u futur në listë me statusin pak të rrezikuara (LC).

II. INTEGRIMI I BIODIVERSITETIT NË SEKTORË RELEVANTË DHE STRATEGJI NDËRSEKTORIALE, PLANE DHE PROGRAME

2.1. Objektivat e cilësisë së mjedisit

Gjatë periudhës pas SPVB të vitit 2000, Shqipëria ka shënuar progres në mbrojtjen e biodiversitetit, nëpërmjet hartimit të kuadrit institucional dhe legjislativ si dhe në implementimin e zbatimin e tyre në praktikë. Përpjekje serioze dhe zhvillime në fushën e mjedisit në përgjithësi dhe të biodiversitetit dhe mbrojtjes së natyrës në veçanti, janë ndërmarrë veçanërisht dhjetë vitet e fundit me krijimin e Ministrisë së Mjedisit dhe institucioneve relevante në Shqipëri, hartimin e ligjit të mjedisit si dhe ndërgjegjësimin e publikut. Një moment tjetër historik që kontribuon në masë të madhe për natyrën dhe biodiversitetin është fillimi i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë nga viti 2006, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA-së) me Bashkimin Evropian BE-në dhe hyrjes së tij në fuqi në vitin 2008. Strategjia Kombëtare e Mjedisit e miratuar në vitin 2007 e konsideron biodiversitetin si një ndër fushat prioritare të mjedisit.

Ky dokument identifikon qartë fushat kryesore të punës, përkatësisht: rritjen e sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura, hartimin e Planeve të Menaxhimit dhe zbatimin e tyre; plotësimin e kuadrit ligjor në përputhje me BE-në acquis për natyrën dhe mjedisin; eliminimin e prerjeve dhe gjuetisë së paligjshme, duke zbatuar kuadrin ligjor si dhe aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve dhe zbatimit të planeve të veprimit për llojet dhe habitatet e rrezikuara.

Përditësimi i Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit dhe Planit të Veprimit si dokumenti kryesor i politikave për natyrën dhe fushën e mbrojtjes së biodiversitetit ka merrë në konsideratë këto çështje si pjesë të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim për periudhën 2007-2013.



Qeveria e Republikës së Shqipërisë e ka ratifikuar KDB-në më 05 Janar 1994 dhe për këtë arsye është e detyruar dhe e angazhuar për zbatimin e kërkesave të Konventës dhe vendimet e Konferencës KDB të Palëve (COP). Konventa u kërkon vendeve anëtare të përgatitisin Strategjinë Kombëtare të Biodiversitetit dhe Planin e Veprimit dhe të sigurohen që kjo strategji është në përputhje me planifikimin dhe aktivitetet e gjithë sektorëve, të cilat mund të kenë ndikim (pozitiv dhe negativ) në biodiversitet. Një përmbledhje e aktiviteteve të Shqipërisë është dhënë në tabelën e mëposhtme.

Table 10. Emërtimi dhe datat e dorëzimit të Projekteve Finale në Sekretariatin e KDB

Raportet

Data e paraqitjes së Raportit Përfundimtar në Sekretariatin e KDB

Raporti i Katërt Kombëtar

01.04.2011

Raporti i Tretë Kombëtar

19.06.2007

Raporti i Dytë Kombëtar

19.06.2007

Rishikim i Implementimit të Programit të Punës për Zonat e Mbrojtura

19.06.2007

Raport Tematik për Zonat e Mbrojtura

27.05.2003

Strategjia Kombëtare e Biodiversitetit dhe Plani i Veprimit

30.11.1999

Raporti i parë Kombëtar

30.11.1999


Raportet Kombëtare të Shqipërisë në Protokollin e Kartagjenës për Biosigurinë

Raporti i Përkohshëm Kombëtar (shtator 2005) - është përgatitur në bashkëpunim me UNEP / GEF Projekti për Zhvillimin e Kuadrit të Biosigurisë për Shqipërinë dhe Komiteti Koordinues Kombëtar me përfaqësues nga organizata të ndryshme shkencore, qeveritare dhe jo-qeveritare. Raporti mbulon periudhën nga shtatori i vitit 2004 (kur ligji për aderimin e Shqipërisë në Protokollin e Biosigurisë u miratua nga parlamenti dhe u bë pjesë e sistemit të tij ligjor) deri në shtator 2005.

Raporti i Dytë Kombëtar - Nëntor 2011 është përgatitur me mbështetjen e Projektit GEF të caktuar për këtë qëllim.

2.2. Zhvillimi i objektivave dhe strategjive

Konferenca e Palëve (COP) të Konventës mbi Diversitetin Biologjik (KDB), ka vendosur që Strategjia Kombëtare e Biodiversiteti dhe Planet e Veprimit (SKBPV) të jenë mekanizmat kryesorë për zbatimin e Konventës dhe të Planit të saj Strategjik. Neni 6 (a) i KDB-së kërkon që të gjitha palët të angazhohen për të pasur Strategjinë Kombëtare të Biodiversitetit dhe Planin e Veprimit. Strategjia ka për qëllim të jetë një udhërrëfyes për mënyrën se si vendi synon të përmbushë objektivat e Konventës në kontekstin e detyrimeve kombëtare. Planet e Veprimit paraqesin rradhën e hapave që duhen ndërmarrë për të përmbushur qëllimet e strategjisë. Zhvillimi i SKBPV-së në përputhje me nenin 6 (a) është guri i themelit për të përmbushur kërkesat e nenit 6 (b) për biodiversitetin e rregullt dhe tre objektivat e KDB-së. Kjo duhet të ndodhë në të gjithë sektorët e qeverisë, sektorët ekonomikë dhe përfshirjen e aktorëve të tjerë të cilët kanë ndikim në biodiversitet, përmes planeve përkatëse sektoriale apo ndërsektoriale, programet dhe politikat. SKBPV-ja nuk mund të zhvillohet e izoluar nga politikat dhe programet e tjera sektoriale sepse nuk do të sillte efektin e nevojshëm në mbrojtjen e biodiversitetit dhe integritetin e funksioneve kritike të ekosistemit.

Strategjitë Kombëtare të Biodiversitetit dhe Planet e Veprimit janë instrumentët kryesorë për zbatimin e Konventës në nivel kombëtar. Konventa kërkon që vendet të hartojnë një Strategji Kombëtare të Biodiversitetit (ose instrument ekuivalent) dhe të sigurohen që kjo strategji është kanalizuar në planifikimin dhe aktivitetet e të gjithë këtyre sektorëve, aktivitetet e të cilëve mund të kenë një ndikim (pozitiv apo negativ) mbi biodiversitetin.

Dokumenti ka për qëllim të ndërmarrë një vlerësim të plotë të përmbajtjes, përshtatshmërisë, implementimin dhe efektivitetin e SKBPV-së ekzistuese dhe, në dritën e këtij vlerësimi, rekomandimet ofrojnë hapat që duhet të merren për të siguruar që SKBVP-të të përmbushin rolin e tyre si mekanizëm kryesor për zbatimin e Konventës dhe të Planit Strategjik për Biodiversitetin 2013-2020, sidomos me theks të veçantë në çështjet detare të biodiversitetit.

Në vitin 1998, qeveria Shqiptare nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (sot Ministria e Mjedisit), ka përgatitur Planin Kombëtar të Veprimit për Strategjinë e Biodiversitetit, si dokumenti kryesor strategjik në drejtim të zbatimit të Konventës mbi kërkesat e diversitetit biologjik. Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë një pjesëmarrës në iniciativat evropiane dhe rajonale që lidhen me KDB-në, sidomos në Strategjinë PAN-Evropiane mbi Diversitetin Biologjik dhe Peizazhor (SPEDBP). Objektivat kryesore për zbatimin KDB-së dhe SPEDBP-së janë:

1. Mbrojtja dhe përmirësimi i shumëllojshmërisë biologjike dhe të peizazhit;

2. Inkorporimi i parimeve dhe politikave të nevojshme për përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit dhe menaxhimit;

3. Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Dokumenti u finalizua në vitin 1999 dhe u miratua nga qeveria në vitin 2000. SKBVP-ja shqiptare ishte dokumenti i parë i cili analizoi në nivel kombëtar gjendjen, zhvillimin e vendit që ndikohet nga llojllojshmëria biologjike dhe peizazhore (si humbja e habitateve dhe fragmentimi, dëmtimi dhe degradimi i habitateve dhe ekosistemeve, shqetësimi dhe keqtrajtimi i kafshëve të egra, humbja e specieve ose kërcënimi i zhdukjes së tyre, erozioni dhe dëmtimi i burimeve gjenetike), dhe identifikimi i rreziqeve të mëdha si dhe dha propozime direkte për veprimet kryesore që duhet të ndërmerren në një afat të shkurtër dhe të gjatë për përmirësimin e situatës. Bazuar në kriteret e përzgjedhura, së bashku me nivelin e tanishëm të njohurive mbi statusin kombëtar të biodiversitetit, mendimet dhe konsensusi i ekspertëve kryesorë të vendit, janë përgatitur lista prioritare për llojet e kafshëve si dhe llojet e habitateve për të cilat nevojiten plane veprimi.

Çështjet e tjera të përfshira në këtë proces janë ai i reformës institucionale dhe forcimi i rolit të tyre, përmirësimi i kuadrit ligjor dhe përpjekjet për zbatim të ligjit, identifikimi dhe mobilizimi i burimeve financiare, identifikimi i barrierave ekonomike për mbrojtjen e biodiversitetit, gjetjen dhe zbatimin e mekanizmave të përshtatshme për të kuptuar përfitimet që vijnë nga mbrojtja; dhe mbështetje teknike për projektet e ardhshme.
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка