Lista e akronimeve




старонка6/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

Ujërat detare të Shqipërisë janë vizituar shpesh nga vertebrorë të mëdhenj detarë të tilla si breshkat e detit (Caretta caretta), tre lloje të delfinëve (Tursiops truncatus, Delphinus Delphi dhe Stenella coeruleoalba), ndërsa (Monachus monachus) dhe balenat (Ziphius cavirostris dhe Physeter catodon) janë vizitorë të rastit.

Lagunat bregdetare dhe grykëderdhjet e lumenjve janë qendra të rëndësishme për dimërimin e shpendëve migratorë të ujit, në të cilat janë regjistruar rreth 70 lloje të shpendëve të ujit. Shqipëria paraqet një rëndësi të veçantë për pelikanin dalmat (Crispus crispus), dhe pelikanin xhuxh (Phalacrocorax pygmaeus). Një listë e plotë e llojeve detare, me interes ndërkombëtar, të listuara në Konventat ose direktivat më të rëndësishme të natyrës të pranishme në Shqipëri jepen në Aneksin 6.


1.8. Llojet e rrezikuara

Statusi i ruajtjes së llojeve tregon trendin që ato të shkojnë drejt zhdukjes. Shumë faktorë merren parasysh kur vlerësohet statusi i ruajtjes së një lloji: p.sh., statistika të tilla si: numri i mbetur i llojeve, rritja e përgjithshme ose zvogëlimi i popullatës me kalimin e kohës, normat e mbarështimit të suksesit, apo kërcënimet e njohura.

Sipas përditësimeve të fundit (Nëntor 2013) të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), 109 lloje kafshësh të grupeve të ndryshme taksonomike janë konsideruar si të kërcënuara. Përveç kësaj, lista e llojeve të rrezikuara të bimëve në nivel kombëtar është shumë më e madhe, gjithsej 319 lloje, nga të cilat janë të rrezikuara në formë kritike 76 lloje, konsiderohen në rrezik 123 lloje dhe të përkeqësuara 120 lloje, të cilat përballen me një rrezik të lartë në konteksin kombëtar.

Tabela 7 dhe 8 tregon numrin e llojeve të rrezikuara të grupeve të ndryshme taksonomike të kafshëve dhe bimëve.



Për disa grupe të tilla si: zvarranikët, myshqet, molusqet dhe jovertebrorët e tjerë si dhe bimët ka ende shumë lloje të cilat nuk janë vlerësuar për listën e e Kuqe IUCN, prandaj dhe statusi i tyre nuk dihet.

Table 7. Llojet e rrezikuara në Shqipëri (totali sipas grupeve taksonomike)

Grupet taksonomike

Mamalët

Shpendët

Reptilet*

Amfibët

Peshqit*

Mollusqet*

Jo vertebrorë të tjerë *

Bimësia*

Totali*

3

6

4

2

39

49

6

0

109

Lista e Kuqe e llojeve të rrezikuara në Shqipëri është vlerësuar duke respektuar kriteret e IUCN-së. Përditësimi i listës sipas kornizës ligjore bëhet çdo pesë vjet. Bazuar në kategori të ndryshme të IUCN-së shkalla e rrezikut për llojet e shpendëve në Librin e Kuq është mbyllur siç është paraqitur në tabelën numër 8.

Table 8. Numri i llojeve të florës dhe shpendëve të rrezikuar në shkallë të ndryshme të kategorive të rrezikut

Kategoritë IUCN

Numri i llojeve të florës

Numri i llojeve të shpendëve

EX – Të zhdukura

0

5

CR–Të rrezikuara në mënyrë kritike

76

43

EN –Të rrezikuara

123

56

VU – Të pambrojtura

120

154

LR – Rrezik i ulët

59

238

DD – Mungojnë të dhëna

30

72

NE – Të pavlerësuara

3

7

Llojet e mbrojtura të Shqipërisë që bëjne pjesë në Listën e Kuqe të faunës dhe florës së egër janë miratuar në Dhjetor të vitit 2013, me Urdhërin e Ministrit nr. 1280, datë 20.11.2013. Tabela 9 paraqet numrin e llojeve të faunës së mbrojtur sipas një klasifikim të përgjithshëm të klasave.

Llojet e mbrojtura të florës: 402 lloje nga 361 në Listën e Kuqe paraprake të vitit 2007. Llojet e mbrojtura të faunës: 575 lloje – i njëjti numër pa ndryshime nga viti 2007.



Table 9. Numri i llojeve të faunes në kategori të ndryshme të rrezikuara.

Klasat

Numri i llojeve e në Listën e Kuqe

Mamalët

46

Shpendët

119

Reptilët

37

Amfibët

15

Peshqit

60

Ekinodermët

23

Insektet

108

Mollusqet

166


1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка