Lista e akronimeve


Biodiversiteti detar dhe bregdetar



старонка5/33
Дата24.04.2016
Памер1.42 Mb.
#27585
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

1.7. Biodiversiteti detar dhe bregdetar


Ekosistemet detare dhe bregdetare të Shqipërisë janë të pasura me tipologjitë e habitateve, komuniteteve bimore dhe llojeve shtazore. Ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së natyrës jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin e Mesdheut, në tërësi. Bimësia bregdetare është e përfaqësuar kryesisht nga shkurre me gjelbërim të përhershëm dhe pjesërisht nga shkurre gjetherënëse; ndërsa përgjatë bregdetit Adriatik, kryesisht në Divjakë (Lushnje), dhe Pishë Poro (Vlorë), nga pyjet me pisha mesdhetare. Në ligatinat bregdetare dhe dunat ranore rriten lloje halophyte, psamophyte dhe organzima të tjerë të ujërave të njelmët dhe të ujërave të ëmbël.

1.7.1. Flora detare (Barërat e detit dhe algat)


Sipas të dhënave janë regjistruar rreth 186 lloje dhe taksone infraspecifike e makroalga si dhe barëra të detit, të cilat i përkasin 63 familjeve dhe 112 gjinive, si vijon: 40 Phaeophyta, 101 Rhodophyta, 39 Chlorophyta dhe 6 barëra, ose fanerogameve detare (Tabela 6). Sigurisht, studime të mëtejshme, veçanërisht për zona detare të pashkelura deri më tani, apo zona të veçanta gjeografike do të nxjerrin një listë më të madhe të llojeve. Lloje të rëndësishme janë breshka e Adriatikut (Fucus virsoides) dhe alga kafe endemike e pjesës lindore të detit Adriatik, e lokalizuar në biocenoza dhe shkëmbinj të ulët mediolittoral. Ajo e ka origjinën nga zona boreale dhe konsiderohet si relike e para Miocenit ndërsa popullata e vetme e Fucus gjendet në Mesdhe (RAC / SPA 2011).

Tabela 6. Numri i llojeve të makroflorës dhe makrofaunës detare që gjenden në Shqipëri

Grupi Taksonomik

Numri i Llojeve/ Taksoneve Infraspecifike

Algae (macrophyta)

Phaeophyta

40

Rhodophyta

101

Chlorophyta

39

Magnoliophyta (seagrasses)

6

Total

186

Macrofauna

Sponges (Porifera)

18

Cnidarians  (Cnidaria)

28

Molluscs (Mollusca)

385

Annelids ( Annelida)

45

Crustaceaans (Crustacea)

147

Bryozoans (Bryozoa)

13

Echinoderms (Echinodermata)

49

Tunicata

11

Fishes (Pisces)

249

Reptilians (Testudines)

3

Mammals (Mammalia)

6

Studimet tregojnë se, prej 14 llojeve të rrezikuara në Mesdhe (Aneksi II i Konventës së Barcelonës, 1995), 6 janë raportuar në Shqipëri: dy Magnoliophyta (Posidonia oceanica, Zostera noltii), dy Phaeophyta (Cystoseira amentacea dhe Cystoseira spinosa), dhe dy Rhodophyta (Lithophyllum bysoides dhe Lithophyllum trochanter (si Goniolithon byssoides).

Studimet u përqendruan tek algat mikroskopike (fitoplankton ose periphyton) ndërsa përsa i përket ligatinave bregdetare shqiptare dhe habitateve detare studimet kanë filluar vetëm tri dekadat e fundit, kryesisht në lagunën e Butrintit, Nartës, Karavastasë dhe Patokut. Më shumë se 930 taksone të algave mikroskopike janë të njohura tashmë.

1.7.2. Fauna bregdetare dhe detare

Niveli i njohurive mbi faunën e habitateve detare në Shqipëri, kohët e fundit është në rritje, por ajo është ende e kufizuar. Grupet më të studiuara të jovertebrorëve janë ato ekonodermatëve (53 lloje), krustaceve (147 lloje) dhe molusqeve (385 lloje) (Tabela 6). Të dhënat për sfungjerët dhe grupe te tjera si cnidarians, bryozoans, annelids dhe ascidians janë të varfëra dhe të mbledhura vetëm kohët e fundit. Disa grupe bentike janë pothuaj tërësisht të pa studiuara. Sipas listës më të fundit të iktiofaunës detare, janë regjistruar më shumë se 260 lloje dhe nënlloje peshqish, përfshirë 28 lloje peshkaqenësh, nga të cilat disa janë të kërcënuar globalisht dhe janë të përfshirë në Listën e Kuqe të IUCN-ësë (Shtojca 5).


Каталог: files -> userfiles
userfiles -> Рэзалюцыя Канферэнцыі Нацыянальнай платформы
userfiles -> Інвентарызацыя і перааацэнка патэнцыяла праграмы Усходняга партнёрства для развіцця беларускай грамадзянскай супольнасці
userfiles -> Праграма грантаў для Беларусі
userfiles -> Праграма канферэнцыі Дзень першы, 29 чэрвеня 2012 года
userfiles -> I. This interactive presentation will use clinical cases involving neuroimaging to emphasize important aspects of neuroimaging
userfiles -> Конкурсу праектных прапаноў " choice-беларусь: спадчына І сучаснасць" Асацыяцыя агенцтваў мясцовай дэмакратыі alda (Францыя) сумесна з Міжнародным кансорцыумам "
userfiles -> Рэзалюцыя Канферэнцыі Нацыянальнай платформы
userfiles -> Грамадзянская супольнасць Беларусі: выклікі застою і адзяржаўлення трэцяга сектара
userfiles -> Choice cultural heritage: opportunity for improving civic engagement
userfiles -> Нацыянальная платформа: 2012 новая рэальнасць у няновых умовах


Поделитесь с Вашими друзьями:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33




База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2022
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка