Lista e akronimeve




старонка4/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

1.5. Diversiteti i grupeve jovertebrore të faunës

Pas qasjeve të ndryshme të raporteve dhe statusit të grupeve të përzgjedhura të faunës brenda vendit, situata në lidhje me llojet e identifikuara është si vijon: Porifera (62), Cnidaria (33), Platyhelminthes (152), Nemertina (4), Gastrotricha (3), Nematoda (167), Nematomorpha (1), Rotifera (112), Acanthocephala (8), Sipuncula (2), Mollusca (834), Annelida (126), Tardigrada (1), Arachnida (356), Crustacea (391), Myriapoda (119), Insecta (4,600), Bryozoa (16) dhe Echinodermata (53). Figura 2 tregon Ochridaspongia me një formë të rrumbullakët, një porifer endemik nga Liqeni i Ohrit.




Figura 2. Ochridaspongia me një formë të rrumbullakët, një porifer endemik nga Liqeni i Ohrit.

1.6. Llojet e huaja dhe invazive


Një lloj invaziv është një bimë ose kafshë që nuk është vendas në një vend të veçantë (një hyrje e re); dhe ka një tendencë për tu përhapur dhe që besohet se shkakton dëmtimin e mjedisit, ekonominë e njerëzve dhe/ose shëndetin e njerëzve. Deri më sot janë regjistruar 47 lloje invazive të faunës së huaj. Ata kryesisht i përkasin: nematodave (1), molusqeve (1), insekteve (21), dekapodëve (2), peshqëve (18) dhe gjitarëve (5).

Ndërkohë, përsa i përket florës situata është më shqetësuese. Gjithsej 196 lloje të huaja janë përshtatur dhe kultivuar në kushtet tona, ashtu siç egzistojnë 81 lloje të natyralizuara plotësisht dhe 16 barëra të këqija pjesërisht të natyralizuar, 11 mbetje nga ish kultivimi, nëntë lloje të vjetra dhe 38 raste të reja, ku rreth 41 lloje të huaja të regjistruara më parë supozohet se janë zhdukur. Ndikimet e florës së huaj në Shqipëri janë të ndryshme dhe në mënyrë të konsiderueshme ndryshojnë nga ajo e shumicës së vendeve evropiane, pavarësisht nga fakti që përqindja aktuale e llojeve e të huajve në florën vendase është më e ulta në Evropë. Numri i ulët i llojeve të huajve, mungesa e dëmeve dhe frekuenca relativisht e ulët e llojeve të huaja në Shqipëri, janë pasojat e izolimit afatgjatë të vendit gjatë shekullit të XX-të, niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, përdorimi i zgjatur i tokës dhe faktit që llojet e huaja kanë qenë të pranishme vetëm për një kohë mjaft të shkurtër në florën shqiptare. Të gjitha ndryshimet e fundit sociale dhe ekonomike kanë lehtësuar krijimin dhe përhapjen e llojeve të huaja në vend sidomos në ultësira.



Llojet invazive dhe të huaja janë shënuar edhe në mesin e organizmave detare në Shqipëri (20 lloje) (Tabela 4). Ata përfaqësojnë grupe taxonomike si Rhodophyta (4 lloje), Chlorophyta (1 lloj), Phaeophyta (1 lloj), spermatophytae (1 lloj), Anelida (1 lloj), Decapoda (3 lloje), Mollusqe (5 lloje) dhe Peshqit (4 lloje). Lista e llojeve detare të huaja është bazuar në literaturën ekzistuese, të dhënat e papublikuara nga monitorimet dhe sondazhet, dhe veçanërisht vrojtimet në terren përgjatë gjithë bregdetit shqiptar.

Table 4. Lista e llojeve të huaja të regjistruara në bregdetin shqiptar

Gjinitë

Speciet

Algat e kuqe (Rhodophyta)

Asparagopsis taxiformis (Delile) Trevisan de Saint-Léon

Chondria pygmaea Garbary & Vandermeulen

Ganonema farinosum (J.V. Lamouroux) K.C. Fan & Yung C. Ëang Léon

Lophocladia lallemandii (Montagne) F. Schmitz

Algat jeshile (Chlorophyta)

Caulerpa racemosa var. cylindracea (Sonder) Verlaque, Huisman & Boudouresque

Algat kafe (Phaeophyta)

Colpomenia peregrina (Sauvageau) Hamel

Seagrasses (Magnoliophyta)

Halophila stipulacea (Forsskål) Ascherson

Annelida

Ficopomatus enigmaticus (Fauvel, 1923)

Decapoda

Callinectes sapidus Rathbun,

Marsupenaeus japonicus Bate

Percnon gibbesi H. Milne Edëards

Mollusqet (Mollusca)

Cellana rota Gmelin

Brachidontes pharaonis Fischer

Crassostrea gigas Thunberg

Pinctada radiata Leach

Ruditapes philippinarum Adams & Reeve

Peshqit (Pisces)

Hemiramphus far Forsskål

Parexocoetus mento Valenciennes

Saurida undosquamis Richardson

Sphaeroides pachygaster Müller & Troschel


1.6. Biodiversiteti bujqësor


Biodiversiteti bujqësor përfshin të gjitha format e jetës të lidhura drejtpërdrejtë dhe me rëndësi për bujqësinë: varietetet e farërave të rralla dhe racave të kafshëve (biodiversiteti i fermës), por edhe shumë organizmave të tjera të tilla si; fauna e tokës, barërat e këqija, dëmtuesit, grabitqarët, dhe të gjitha bimët dhe kafshët (biodiversiteti i egër) ekzistuese dhe që depërtojnë nëpër ferma.

1.6.1. Diversiteti i bimëve të kultivuara


Diversiteti i bimëve të kultivuara është ndryshueshmëria në karakteristikat gjenetike dhe fenotipike të bimëve të përdorura në bujqësi. Të lashtat mund të ndryshojnë në madhësi, farë, mënyrën e degëzimit, në lartësi, ngjyrë, lule, periudhën e frutifikimit, apo shije. Ato gjithashtu mund të ndryshojnë në karakteristikat më të dukshme të tilla si reagimi ndaj të ngrohtit, të ftohtit apo thatësirës, ose aftësisë së tyre për t’u rezistuar sëmundjeve specifike dhe dëmtuesve.

Në vend, ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i kulturave autoktone. Vlerësohet se rreth 30 lloje drithërash janë autoktone në Shqipëri. Popullatat vendase janë të shumta dhe paraqesin vlera të mëdha. Ato variojnë gjerësisht për të gjitha bimët si ato të bimëve të arave, bimët foragjere, perimet, pemët frutore, vreshtat e rrushit dhe ullinjtë. Me interes të veçantë janë popullatat autoktone të misrit si "Reçi", "Dukati", "Sulova", etj; llojet e rrushit për verë si "Sheshi i Zi", "Sheshi i Bardhë", "Kallmeti", etj.; ulliri për frut si "Kokërrmadhi i Beratit"; fiku: "Roshnik", etj.; jonxha (ekotipi i Dibrës); qepët nga Mirasi dhe Drishti, etj. Vlera e tyre nuk qëndron vetëm në përdorimin e tyre në programet për përmirësimin gjenetik të bimëve, por edhe në përdorimin e tyre të drejtpërdrejtë për kultivim.



Diversiteti brenda llojeve është i bollshëm edhe në perime. Rreth 259 kultivarë janë mbledhur nga këto bimë, nga të cilat 45 janë speca, 44 jane domate dhe 39 janë fasule. Fermerët ende kultivojnë kryesisht të gjitha këto lloje.

1.6.2. Diversiteti i racave të kafshëve (Blegtorisë)


Racat dhe varietetet tradicionale përbëjnë një trashëgimi gjenetike të rëndësishme dhe të vlefshme. Ata posedojnë cilësi të tilla si pjellori e lartë dhe rezistencë ndaj sëmundjeve dhe parazitëve, e cila mund të bëhet shumë e rëndësishme në një mjedis të ndryshuar ekonomik. Për shkak të strukturave të variueshme të peizazhit është zhvilluar një diversitet i madh bujqësor, një pjesë e të cilit ka mbijetuar deri në ditët e sotme të paktën në grupe të vogla.

Në vend ekziston një numër i konsiderueshëm i racave autoktone të bagëtive (Tabela 5). Janë nëntë raca autoktone të dhive dhe pesë për delet. Kjo është një trashëgimi e rëndësishme për mbrojtjen dhe përmirësimin e prodhimit dhe cilësisë së mbarështimit bujqësor dhe të kafshëve.

Tabela 5. Racat e dhive dhe deleve në Shqipëri

Rraca

Femra

Meshkuj

Tendenca

Rracat e Dhive

Dragobija

6500

350

Në rritje

Hasi

15000

377

Në rritje

Mati

9500

240

Në rritje

Capore

22176

479

E qëndrueshme

Dukati

20310

690

Në rritje

Muzhakë

42096

1480

Në rritje

Liqenas

10000

500

Në rritje

Rracat e Deleve

Bardhoke

19740

880

Në rritje

Shkodrane

13450

560

Në rritje

Ruda

29400

950

Në rritje

Recka

9500

240

Në rritje

Capore

194096

8100

Në rritje

Syska (Lara e Polisit)

110

5

Në rritje


1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка