Lista e akronimeve


Diversiteti i habitateve dhe ekosistemeve



старонка3/33
Дата24.04.2016
Памер1.42 Mb.
#27585
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

1.2. Diversiteti i habitateve dhe ekosistemeve


Shqipëria është e njohur për shumëllojshmërinë e saj të lartë të ekosistemeve dhe habitateve. Brenda territorit të saj gjenden ekosisteme detare, zona bregdetare, liqene, lumenj, shkurret me gjelbërim të përhershëm apo gjetherënëse, pyje gjethegjerë dhe pyje halorë, kullota alpine e subalpine dhe livadhe, si dhe ekosisteme të larta malore. Shqipëria është e pasur në burime pyjore dhe kullosore. Pyjet mbulojnë rreth 1.041,000 ha ose 33 % të territorit të vendit, ndërsa kullotat rreth 400,000 ha ose 15 %, por këto shifra duhet të përditësohen. Përafërsisht 60 % (244,000 ha) e kullotave janë kullota alpine e subalpine dhe livadhe. Pyjet dhe kullotat kanë një larmi të llojeve, formacioneve dhe komuniteteve bimore dhe shtazore. Përgjatë bregdetit të vendit ka shumë ekosisteme të rëndësishme në rajonin e Mesdheut, si lagunat, sistemet ligatinore, dunat ranore, deltat e lumenjve, pyjet dhe hygrophilet. Komunitetet bregdetare dhe infralitorale me origjinë mesdhetare përgjatë bregdetit shkëmbor janë mjaft të ndryshme dhe të ruajtura mirë. Liqenet dhe lumenjtë janë gjithashtu të rëndësishme për larminë biologjike dhe peizazheve të vendit. Baseni hidrografik i Shqipërisë është i ndarë në gjashtë basene lumenjsh, si më poshtë:

1. Baseni i Drinit: përfshin atë pjesë të ujëmbledhësit të Drinit të Zi e cili është brenda territorit shqiptar, ujëmbledhësin kryesor të Drinit (në rrjedhën e poshtme të Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë), pjesën shqiptare ujëmbledhëse të Bunës dhe pjesën e vogël ujëmbledhëse të Danubit, e cila është në Shqipëri.

2. Baseni i Matit: mbulon ujëmbledhësin e lumit Mat.

3. Pellgu i Ishmit dhe Erzenit: mbulon ujëmbledhësin e Ishmit dhe Erzenit.

4. Baseni i Shkumbinit: mbulon ujëmbledhësin e Shkumbinit.

5. Pellgu i Semanit: mbulon Semanin (duke përfshirë të dy degët kryesore të tij, atë të Devollit dhe Osumit) dhe një zonë e vogël që derdhet në liqenin e Ohrit, Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël.

6. Pellgu i Vjosës: përfshin atë pjesë ujëmbledhëse të Vjosës që është brenda territorit shqiptar, si ujëmbledhësi i Kalasë, Bistricës dhe Pavllës si dhe lumenj të zonës bregdetare jugore.



Figura 1. Rajonet e Pikave të Nxehta të Biodiversitetit (Burimi EEA)

Në Shqipëri gjenden një shumëllojshmëri e peizazheve, kjo për shkak edhe të karakteristikave të saj natyrore dhe historisë së gjatë të aktiviteteve njerëzore nga ana e popullsisë vendase. Bujqësia dhe blegtoria, të zhvilluara tradicionalisht në fshatrat shqiptare, në përputhje me kushtet natyrore, kanë qenë faktorët kryesorë përcaktues për peizazhin shqiptar, ku elementet vendase nuk kanë humbur.


1.3. Pyjet


Shqipëria është një vend i pasur me pyje dhe kullota. Toka pyjore mbulon rreth 1.041,000 ha ose 33% të territorit kombëtar, ndërsa kullotat mbulojnë rreth 400,000 hektarë ose 15%.

Tabela 1. Struktura e fondit pyjor (2013)

Përshkrimi

Sipërfaqja (ha)

%

Pyjet

1,041,390

60

Kullotat

505,284

29

Pemë të rralla në toka pyjore

30,140

2

Sipërfaqe jo pyjore

165,690

9

Total

1,742,504

100

Burimi: Ministria e Mjedisit /INSTAT, 2013

Tabela 2. Shpërndarja e fondit pyjor sipas mënyrës së administrimit (2012)




Përshkrimi

Sipërfaqja (ha)

1

Pyje nën administrim shtetëror

527,930

2

Pyje nën administrimin e pushtetit lokal

486,630

3

Pyje të cilat administrohen nga sektori privat

26,830




Total

1, 041,390

Burimi: Ministria e Mjedisit/INSTAT 2013

1.4. Diversiteti i llojeve


Shqipëria shquhet për një diversitet të lartë të burimeve gjenetike, llojeve dhe ekosistemeve. Në një vështrim të përgjithshëm, llojet bimore i përkasin 168 familjeve dhe rreth 900 gjinive. Në vendin tonë rriten rreth 400 lloje bimore të cilat janë Ballkanike.

Duke marrë parasysh informacionin ekzistues, Shqipëria ka një larmi të pasur të florës dhe faunës me rreth 3976 taxa të bimëve të larta dhe 756 lloje rruazore. Përafërsisht 32% e florës europiane ndodhet në Shqipëri, kurse pyjet e larta të Shqipërisë janë habitate të rëndësishme për gjitarët si: ariu i murrmë, derri i egër, dhia e egër, etj., si dhe shumë lloje të shpendëve. Flora e pasur detare dhe komunitetet e faunës janë një tregues i nivelit të lartë të ruajtjes dhe cilësisë së këtyre komuniteteve në Shqipëri. Një vështrim i përgjithshëm i numrit të llojeve të njohura deri më tani në Shqipëri është dhënë më poshtë në Tabelën Nr. 3.



Tabela 3. Numri i llojeve të njohura të kategorive të ndryshme taksonomike që gjenden në Shqipëri

Kategoritë taksonomike

Numri i llojeve

në Shqipëri

Numri i llojeve

në Evropë

Bacteria

Të panjohura

Të panjohura

Virueses

Të panjohura

Të panjohura

Protozoas

Të panjohura

Të panjohura

Macroscopic Algae

210




Microscopic Algae (diatoms)

1300

c.a.2500

Fungi

800

16.000

Likens

400

1200

Mosses

530

10.000

Ferns

51

145

Floëering plants (plant taxa)

3976

11415

Molluscs

834

Të panjohura

Insects

4600 (14.000)

40.000

Decapods

115

150 (Adriatic

Echinoderms

46

94

Fishes

313 (350)

618 (Mediterranean)

Marine fishes

249

Të panjohura

Freshëater fishes

64

Të panjohura

Amphibians

15 (16)

62

Reptiles

36 (38)

123

Birds

323 (335)

514

Mammals

70 (84)

200



Каталог: files -> userfiles
userfiles -> Рэзалюцыя Канферэнцыі Нацыянальнай платформы
userfiles -> Інвентарызацыя і перааацэнка патэнцыяла праграмы Усходняга партнёрства для развіцця беларускай грамадзянскай супольнасці
userfiles -> Праграма грантаў для Беларусі
userfiles -> Праграма канферэнцыі Дзень першы, 29 чэрвеня 2012 года
userfiles -> I. This interactive presentation will use clinical cases involving neuroimaging to emphasize important aspects of neuroimaging
userfiles -> Конкурсу праектных прапаноў " choice-беларусь: спадчына І сучаснасць" Асацыяцыя агенцтваў мясцовай дэмакратыі alda (Францыя) сумесна з Міжнародным кансорцыумам "
userfiles -> Рэзалюцыя Канферэнцыі Нацыянальнай платформы
userfiles -> Грамадзянская супольнасць Беларусі: выклікі застою і адзяржаўлення трэцяга сектара
userfiles -> Choice cultural heritage: opportunity for improving civic engagement
userfiles -> Нацыянальная платформа: 2012 новая рэальнасць у няновых умовах


Поделитесь с Вашими друзьями:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33




База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2022
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка