Lista e akronimeve




старонка24/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   33

5.4. Veprimi 4: Plani i veprimit për llojet

Shkatërrimi dhe fragmentimi i habitateve, i lidhur me kërcënime të tjera si ndotja e ajrit, dëmtuesit, herbicidet, sëmunjdet, zjarret mund të vlerësohen si faktori kryesor i humbjes së biodiversitetit dhë uljes së numrit të llojeve autoktone.

Për të eliminuar dhe më pas për të parandaluar zhdukjen e llojeve dhe shfrytëzimin e tepërt të specieve natyrore me interes ekonomik për shkak të menaxhimit të paqëndrueshëm të burimeve natyrore, Ministria e Mjedisit, inkurajon përgatitjen e planeve të veprimit për ruajtjen e specieve të cilat janë me interes të lartë ruajtës.

Në përgjithësi, një plan veprimi për llojet përfshin një inventarizim të informacionit biologjik, një vlerësim mbi gjendjen e ruajtjes, si dhe objektivat e ruajtjes për speciet indikatore, si dhe afatet e zbatimit të këtij plani.

Përsa i përket ruajtjes duhen bërë përpjekje të mëdha që të përfshihet monitorimi i popullatave të gjallesave, eksplorimi i vendeve të përshtatshme, zhvendosja dhe krjimi i kushteve të përshtatshme pë riprodhimin e tyre. Konsulta me ekspertë përkatës/ organizata për masat e ruajtjes së llojeve të propozuara duhet të organizohet para zbatimit të zhvendosjes.

5.4.1.Plani i veprimit për ruajtjen e bimëve

Ky veprim përfshin llojet endemike të cilat ndodhen në vetëm një ose dy lokalitete dhe kanë numër të vogël individësh, më pak se 3 000 lloje të maturuara, asht si edhe për bimët mjekësore të cilat janë më të rrezikuara nga grumbullimi i tepërt.

Pritshëmritë:

Plan veprimi për ruajtjen e Sherebelës (Salvia officinalis) (2 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Çajit të malit (Sideritis raeseri) (2 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Sanzës (Gentiana lutea) (3 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Murrizit të butë (Crataegus heldreichii) (2 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Zhetinës Shqiptare (Acantholimon albanicum) (5 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Arithës së Autranit (Astragalus autranii) (2 vite);

Plani veprimit për ruajtjen e Lulekambanës balukengjashme (Campanula comosiformis) (3 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Lulekambanës së Skënderbeut (Campanula skanderbegii) (2 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Lulebasanit në trajtë haplofile (Hypericum haplophylloides) (5 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Zhabinës së Derflerit (Ranunculus ëettsteinii) (5 vite);

Plani veprimit për ruajtjen e Zhabinës së Hajekut (Ranunculus hayekii) (2 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Tulipanit Shqiptar (Tulipa albanica) (2 vite);

Plan veprimi për ruajtjen e Manushaqes së Runës (Viola raunsiensis) (5 vite)



5.4.2. Plane veprimi për ruajtjen e peshqve

Për të ruajtur llojet e peshqve, nuk është aq e thjeshtë, ndaj dhe duhen hartuar plane specifike veprimi për të plotësuar nevojat e tyre specifike të ruajtjes.

Pritshmëritë:

Plani i veprimit për ruajtjen e Anguilla Anguilla (2 vite);

Plani i veprimit për ruajtjen e Acipenser sturio (3 vite);

Plani i Veprimit për luftimin e llojeve të huaja dhe peshqve invazivë (5 vite);

Plani i veprimit për ruajtjen e Salmonides (7 vite);

Plani i veprimit për ruajtjen e Cetorhinus Maximus (8 vite)


5.5. Veprimi 5: Studime dhe Hulumtime

Ruajtja afatgjatë e specieve indikatore dhe/ ose specieve me vlera të larta ekonomike, si dhe endemike të cilat janë kategorizuar si specie me të dhëna të pakta (DD), duhet të bazohet në vëzhgimin në terren dhe analiza shkencore. Analizat shkencore kërkojnë njohuri themelore mbi ekologjinë, ekosistemet dhe komunitetet bimore, njohuri mbi filogjenezen, tendencat e popullatës dhe rreziku i zhdukjes së bimëve të cilat kombinohen së bashku dhe përcaktojnë ruajtjen afatgjatë të llojeve. Nga ana tjetër, ngrohja globale dhe speciet invazive po ndryshojnë përbërjen floristike të popullatave autoktone dhe zhvendosjen e specieve të ndjeshme ndaj temperaturave të ngrohta më në lartësi.

5.5.1. Identifikimi i llojeve për të cilat ka mungesë të dhënash.

Identifikimi i llojeve të kategorizuara si lloje me të dhëna të pakta, përcaktimi i pozitës taksonomike i llojeve endemike të publikuara së fundmi nga F.K. Meyer, si dhe monitorimi i zhvendosjes së llojeve më në lartësi për shkak të ngrohjes globale, bashkë me monitorimin e përbërjes floristike të popullatave në ekosisteme dhe habitate të ndryshme kanë nevojë për bashkëpunimin në mes të qendrave shkencore (FSHN, UT dhe Universitete të tjera) dhe Ministrisë së Mjedisit.



Metodologjia e propozuar: Zbatimi i vëzhgimit të vazhduar/ veprimtari hulumtuese.

Pritshmëritë: Raportet mbi monitorimin e llojeve të zhvendosura dhe ndryshimet në përbërjen floristike për popullatat vendase të zonës alpine (çdo 5-vjet).

Pritshmëritë: Raport studimi mbi tendencat e popullsisë së Bredhit të Maqedonisë (Abies borisii-regis) dhe rrapishteve (Platanus orientalis) të prekura nga sëmundje të panjohura ose insekte (5-vjet).

Pritshmëritë: Një raport i shkurtër mbi shpërndarjen, ekologjinë dhe madhësinë e popullatave për specie të cilat nuk janë regjistruar që nga publikimi i tyre i parë (Alkanna sandëithii, Astragalus autranii, Carduus quercifolius, Tanacetum albanicum, Euphorbia cikaea, Melampyrum doerfleri, Noccaea abanica, Noccaea çikaea, Orobanche noëackiana , Sesleria albanica dhe Stachys sericophylla) (çdo 5 vjet).

Pritshmëritë: Raporte studimore dhe publikime shkencore mbi identitetin e llojeve të publikuara nga F.K Meyer si lloje endemike shqiptare duhet të ndodhë vazhdimisht.

Pritshmëritë: Raport mbi tendencat e popullatave të llojeve relikte dhe të bimëve refugjate akullnajore duhet të jenë pjesë e këtij veprimi (5 vjet).

5.5.2. Kuptimi i strukturës së popullatave të specieve të ujërave të ëmbla

Megjithëse peshqit e detrave dhe ujërave të ëmbla mund të gjenden në të gjithë territorin shqiptar, komunitetet e peshqve në lokalitete të ndryshme janë të ndarë fizikisht nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë, gjë që mund të çojë në ndryshim gjenetik midis popullatave të ndryshme të peshqve të të njëjtit lloj. Në mënyrë që të kuptojnë më mirë strukturën e popullatave të peshkut të ujërave të ëmbla të Shqipërisë në bashkëpunim me universitetet (Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës) duhet të kryhen studime mbi gjenetikën e specieve të përzgjedhura të peshqve autoktonë në të gjithë territorin tonë. Për të ruajtur qëndrueshmërinë e llojeve të peshkut dhe për të ruajtur diversitetin, pasuria gjenetike është e një rëndësie të madhe. Rezultatet e këtyre studimeve do të ofrojnë njohuri të mëtejshme mbi kërkimin dhe ruajtjen peshqve në detra dhe ujëra të ëmbla në vend.

Një studim i detajuar mbi bilancin hidrologjik, duke përfshirë edhe vlerësimin e shkarkimit të rreshjve në pranverë, analizën e reshjeve, diversioni i ujit duhet të ndërmerret në 20 ujëmbledhës të përzgjedhur, (Valbona, Thethi, Cemi, Buna, 3 sc Drin, 3 sc Mat, 3 sc Vjosë, 3 sc Devolli, 3 sc Osumi dhe Pavllo). Ky "Studim hidrologjik i balancës" duhet gjithashtu të rekomandojë veprime për ruajtjen e regjimit të mirë hidrologjik për rrjedhat të shëndetshme dhe të popullatave të gjalla të troftës brenda një kornize në një hark të gjatë kohor.

Sipas rekomandimeve të këtyre studimeve (duke përfshirë studimet dhe anketat e veprimeve të tjera), zbatimi i veprimeve të menaxhimit mund të marrë vend të tretë në vitin e shtatë të planit, në mënyrë që të përmirësohet situata.



Metodologjia e propozuar: Zbatimi i veprimeve të menaxhimit

Pritshmëritë: "Studimi hidrologjik i balancës" (4 vite) dhe "Plani i Integruar i Menaxhimit të ujit" (4 vite) dhe një raport mbi zbatimin e veprimeve të menaxhimit për të përmirësuar situatën (5 vite) do të jenë pritshmëritë për këtë veprim.

Pritshmëritë: Një "Sondazh për ujin", janë pritshmëritë e këtij veprimi dhe duhet të përdoret si një dokument mbështetës për ndalimin e ndryshimeve të regjimit hidrologjik (2 vite).

Pritshmëritë: Vlerësimi gjenetikish i Alburnoides, Alburnus, Gobius (4, dhe 5 vite).



Pritshmëritë: Raport për promovimin e qasjeve dhe praktikave bujqësore për të reduktuar erozionin dhe hyrjet e kimikateve të lumenjve për të përmirësuar mjedisin ujor (6 vite).

Pritshmëritë: Raport-studimi i "Listës së Kuqe Kombëtare të Peshqeve" për të përditësuar dhe koordinuar me listën e kuqe të IUCN (3 vite).

5.6. Veprimi 6: Arsimi dhe publiciteti

Edukimi i publikut luan një rol të rëndësishëm përsa i përket ruajtjes. Duhen bërë ndryshime në programet arsimore si dhe duhet bërë më shumë publicitet për rëndësinë e ruajtjes së bidovirsitetit për bimët në përgjithësi në vend, për peshqit e detrave dhe ujrave të ëmbla. Duhen nxitur dhe publikuar sa më shumë programme televizive, që të kenë në qëndër vlerat e bimëve mjekësore, bimëve endemike shqiptare ose për peshqit dhe faunën e peshqve të ndryshëm në vend, në bashkëpunim dhe me Muzeun Kombëtar të Shkencës etj.



5.6.1. Ngritja e vetëdijes publike dhe edukimi për biodiversitetin

Prioritet duhet të jetë ngritja e vetëdijes publike si dhe përpilimi i një fushate të veçantë ndërgjegjësuese për biodiveristetin, e cila duhet të sjellë ndryshimin e qëndrimeve që lidhen me shumëllojshmërinë biologjike.

Metodologjia e propozuar: Kryerja e sondazheve për ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me biodiversitetin.

Pritshmëritë: Rezultate konkrete pas anketave të ndërgjegjësimit publik të biodiversitetit dhe politikën e biodiversitetit

Pritshmëritë: Fillimi i programeve të ndryshme publike si Dita e Biodiversitetit, Dita e Tokës, Dita Botërore e Ligatinave, etj (çdo vit).

5.6.2. Zgjerimi i arsimit dhe publiciteti për të nxitur ndërgjegjësimin mbi biodiversitet

Përveç botimeve të ndryshme, udhëzimet në terren për peshqit e ujërave detarë dhe atyre të ujërave të ëmbël do të rrisin ndërgjegjësimin e e publikut në lidhje me rëndësinë dhe konservimin e peshqve. Programe të tjera arsimore dhe publicitare duhet të organizohen me palët relevante për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për shërbimet e ekosistemit dhe ndarjen e barabartë të përfitimeve, peshqit e ujërave detarë dhe atyre të ëmbël, për ndërgjegjësimin e vetëdijes për mbrojtje të bimëve mjekësore dhe industriale.



Metodologjia e propozuar: Analizë e Qëndrueshmërisë së Popullatave (AQP) dhe botimi i materialeve arsimore, duke përfshirë dokumentarë mbi biodiversitetin.

Pritshmëritë: Materiale dhe publikime të dala nga fushatat e sensibilizimit publik (2 dhe 3 vite), përcaktimi i ngjalës, blirit dhe troftës si specie të veçanta (1 vit), një raport mbi Analizën e Qëndrueshmërisë së Popullatave (4 vite) dhe një raport mbi zbatimin e fushatës sensibilizuese publike (5 vite) janë pritshmëritë për këtë veprim.

Pritshmëritë: Baza e të dhënave të monitorimit të biodiversitetit është përmirësuar dhe të dhënat janë transferuar në vendet fqinje dhe agjencitë përkatëse të ZEE-së.

5.6.3. Përgatitja e aktorëve pjesëmarrës në programe dhe projekte

Pjesëmarrja e palëve të interesuara në projekte dhe programe të biodiversitetit mund të jetë çelësi për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë. Promovimi i pjesëmarrjes ndihmon në krijimin e një pronari dhe rrit transparencën dhe llogaridhënien dhe në këtë mënyrë rrit efektivitetin e projekteve të zhvillimit dhe të politikave.



Metodologjia e propozuar: Krijimi dhe rrjeti që vepron në mesin e aktorëve të tilla si qeveritë lokale, OJF-të dhe sektori i biznesit.

Pritshmëritë: Kompanitë private dhe OJF-të si një rrjet i inicura janë përshirë në ruajtjen e biodiversitetit.

Pritshmëritë: Udhëzimet e hollësishme për pjesëmarrjen e sektorit privat janë përgatitur dhe pritet të fillojë zbatimin në vitin 2016.

Pritshmëritë: Duhet të promovohen pogramet e angazhimit që inkurajojnë një gamë të gjerë të publikut të gjerë për të eksploruar natyrën

5.7. Masa 7: Zbatimi i ligjit

Megjithëse kuadri ligjor shqiptar në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e biodiversitetit vazhdon të forcohet, zbatimi i ligjit dhe zbatimi efektiv i planeve kombëtare të veprimit mbetet i dobët. Deri më sot, qeveritë kanë vendosur një prioritet të ulët në mjedis në krahasim me shqetësimet e tjera kombëtare të zhvillimit. Duke u nisur nga këto të dhëna dhe përvoja shqiptare, disa veprime mund të identifikohen në mënyrë të tillë që të mund të ndihmojë juridiksionin për zhvillimin e sistemeve më të përshtatshme të planifikimit dhe ruajtjes së biodiversitetit.



5.7.1. Duke marrë qasje legjislative si një "tërësi e qeverisë"

Qasja gjithëqeverisëse është përcaktuar si një, kur një qeveri aktive përdor rrjetet formale dhe/ ose informale si dhe të gjithë agjencitë e ndryshme në kuadër të kësaj qeverie për të koordinuar hartimin dhe zbatimin e gamës së ndërhyrjeve që agjencitë e qeverisë do të kenë kryer për rritjen e efektivitetit të këtyre ndërhyrjeve në arritjen e objektivave të dëshiruara.



Metodologjia e propozuar: Çdo ministri përkatëse dhe departament qeveritar merr një qasje të ngjashme për ruajtjen e shumëllojshmërisë biologjike, për të siguruar që një vendimmarrje në lidhje me shfrytëzimin të përputhet me vendimmarrjen për ruajtjen e biodiversitetit.

Pritshmëritë: Të gjitha presionet e biodiversitetit dhe personat përgjegjës të përdorimit të paqëndrueshëm të biodiversitetit janë trajtuar gjerësisht në dokumentet përkatëse.

Produktet: Mundësitë janë krijuar për të kuptuar më mirë dhe ndikimi i mëtejshëm i humbjes së biodiversitetit, ruajtja dhe rehabilitimi nga ana e qeverisë është një hap drejt një vizioni më të plotë të të gjitha masave të ruajtjes së biodiversitetit.
1   ...   20   21   22   23   24   25   26   27   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка