Lista e akronimeve




старонка22/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   33

V. MASAT QË PROPOZOHEN TË NDËRMERREN PËR RUAJTJEN E BIODIVERSITETIT DHE HABITATEVE NË SHQIPËRI


Duke marrë në konsideratë rreziqet e sipërpërmendura, një sërë masash dhe propozimesh janë paraqitur në këtë pjesë, në mënyrë që të sigurohet ruajtja e llojeve dhe habitateve. Këto veprime janë planfikuar për një periudhë pesëvjeçare. Pas plotësimit të këtyre veprimeve të propozuara apo afatit kohor pesë vjeçar pas publikimit të Planit të Veprimit, dokumenti duhet të rishikohet dhe të adaptohet për planifikime strategjike në vitet e ardhshme.

5.1. Veprimi 1: Zgjerimi i sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri


Është evidente se janë bërë shumë ndryshime dhe vazhdojnë të bëhen në rrjetin aktual të Zonave të Mbrojtura, si pasojë e ndikimit të njeriut në mjedis, zjarreve dhe sëmundjeve. Zhvillimi i shpejtë i turizimit në zonat bregdetare, shpyëllzimi, ndërtimi i rrugëve dhe kanalizimeve , si dhe në digat e lumenjve, kanë prishur dhe /ose do të prishin korrridoret e migrimit; kanë përkeqësuar cilësinë e ekosistemeve dhe biodiversitetit. Nga ana tjetër, në dhjetëvjeçarin e fundit, studimet na ofrojnë të dhëna të reja për tipe habitatesh, pasuri bimore, specie indikatore të cilat na detyrojnë që të rishikojmë rrjetin aktual të Zonave të Mbrojtura dhe të ndërtojmë një rrjet të ri, të Zonave të Mbrojtura. Rrjeti i ri i Zonave të Mbrojtura, duhet të bëjë lidhjen e tyre me vendin, të paraqesë kushtet adekuate të mbrojtjes së habitateve dhe llojeve të tyre indikatore, si dhe të sigurojë mbrojtjen e ujit dhe të rrisë sipërfaqen e ZM-ve në 17%.

Metodologjia e propozuar: Vëzhgimi i gjendjes aktuale të rrjetit ekzistues të ZM dhe identifikimin e ZM të reja, në bazë të rregullave të reja të IUCN.

Pritshmëritë: - Rishikimi i gjendjes aktuale të disa prej zonave të mbrojtura (brenda 5 vitesh):

• Studimi dhe shpallja e Luginës së Gjergjevicës, Rezervat Strikt Natyror/ Rezervat Shkencor

• Studimi dhe shpallja e Shkalla e Rrapshës, Rezervat Strikte Natyrore/ Rezervat Shkencor

• Studimi dhe shpallja e Kënetës së Zezë, Roskovec, Rezervat Strikt Natyror/ Rezervat Shkencor

• Zgjerimi dhe Shpallja e zonës Lurë-Deja Mt, Park Kombëtar

• Rishikimi i statusit aktual të Bredhi i Drenovës PK dhe Qafë Shtamë PK dhe shpalljes së Bredhit të Drenovës dhe Qafë Shtamës si Monumente të Natyrës

• Studimi dhe Shpallja e Kanioneve të Osumit, Monument Natyre

• Studimi dhe Shpallja e zonës Luzat-Bençë, Monument Natyre

• Shpallja e Grykës së Çajës, Monument Natyre

• Zgjerimi i Syrit të Kaltër dhe shpallja e zonë Bistricë-Muzinë, Monument Natyre

• Zgjerimi i zonës aktuale Zhej dhe shpalljes së zonës Zhej-Fushë e Çajupit, Monument Natyre

• Studimi dhe shpallja e zonës Rrungajë-Ostrovicë, Rezervat Natyror i Menaxhuar.

• Shpallja e zonës Lenie-Guri i Topit, Rezervat Natyror i Menaxhuar.

• Studimi dhe shpallja e zonës Surroj-Mali i Runës, Rezervat Natyror i Menaxhuar.

• Zgjerimi dhe shpallja e zonës Liqeni i Ulzës-Shkopetit, Rezervat Natyror i Menaxhuar.

• Studimi dhe zgjerimi i zonës aktuale tej Drinit të Bardhë në drejtim të kufirit me Kosovën, dhe shpallja e saj si Rezervat Natyror i Menaxhuar.

• Bashkimi i zonave Polis, Stravaj, Sopot, Dardhë-Xhyrë (Rezervat Natyror i Menaxhuar), dhe shpallja e zonës Polis-Stravaj, Rezervat burimesh / Zonë me përdorim të shumëfishtë.

• Studimi dhe shpallja e zonës Nëmërçkë-Buretos, Rezervat burimesh / Zonë me përdorim të shumëfishtë.



Table 12. Ndryshimet në zonat e mbrojtura





Rrjeti i propozuar i Zonave të Mbrojtura

Numri i ZM (referuar IUCN)

1

Rezervat Strikt Natyror/ Rezervat Shkencor

4

2

Park Kombëtar

12

3

Monument Natyre

9

4

Rezervat Natyror i Menaxhuar

22

5

Zona të mbrojtura tokësore/detare

5

6

Rezervat burimesh / Zonë me përdorim të shumëfishtë

6

7

Rrjeti Ramsar i Ligatinave

4

8

Rezervatet e biosferës

1

5.2. Veprimi 2: Mbrojtja dhe ruajtja e habitateve

Në përgjithësi, nuk ekziston, një listë e plotë e llojeve të habitateve që ndodhen në Shqipëri përveç njohurive të pjesshme për habitatet brenda ZM-ve. Për më tepër, për të gjitha habitatet prioritare nuk ekzistojnë të dhëna për shpërndarjen e tyre; nuk ka inventarizim për zonën dhe gjendjen aktuale, në veçanti për dunat bregdetare ranore dhe dunat e brendshme, për shkurret e buta, formacionet akullnajore dhe formacionet gjysmë akullnajore si dhe habitatet shkëmbore dhe shpellat. Për lloje të caktuara të vendbanimeve të tilla si habitatet bregdetare, habitatet e ujërave të ëmbla dhe pyjeve ka disa të dhëna, të cilat në pjesën më të madhe vijnë si pasojë e një sondazhi vizual, si pjesë e zonave të mbrojtura ku ato janë.

Midis llojeve të habitateve të ndryshme janë identifikuar 20 lloje habitatesh natyrore prioritare në Shqipëri (Aneksi 7) (Direktivës së Habitateve) të cilat konsiderohen si një pjesë mjaft e rëndësishme për ruajtjen e vlerave të biodiversitetit. Llojet prioritare të habitateve natyrore, janë vendosur në fokusin e ruajtjes gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit, në rradhë të parë për parandalimin e fragmentimit dhe degradimit të mëtejshëm si dhe duke zgjeruar hapësirën e Zonës së Mbrojtur aktuale, në mënyrë që të mund të ndërmerren masa aftgjata të rigjenerimit natyror. Humbja dhe fragmentimi i habitateve janë aktualisht kërcënimet kryesore të biodiversitetit në Shqipëri.

5.2.1. Inventarizimi i habitateve prioritare natyrore në të gjithë Shqipërinë

Metodologjia e propozuar: Identifikimi, monitorimi i habitateve natyrore prioritare në të gjithë Shqipërinë (bazuar në listën e propozuar). Identifikimi i llojeve të tjera të habitateve me vlerë të lartë të ruajtjes (fokusuar mbi lloje të habitateve në substrate serpentinore) dhe caktimin e zonave NATURA 2000.

Pritshmëritë: Përgatitja e hartave (GIS) për secilin prej llojeve prioritare të habitateve dhe zonat Natura 2000 ( brenda 10 vjetëve).

Pritshmëritë: Inkorporimi i llojeve të habitateve prioritare brenda zonave Natura 2000 dhe rishikimi i rrjetit të Zonave të Mbrojtura (pesëvjeçar)

Pritshmëritë: Një raport mbi habitatet e restauruara në bazë të rigjenerimit natyror afatgjatë (pesëvjeçare).

Pritshmëritë: Një listë inventarizimi për llojet e kërcënuara dhe të treguesve të të gjitha llojeve të habitateve prioritare dhe vendet e Natura 2000 (tetëvjeçar)

5.2.1. Inventarizimi dhe Monitorimi i shoqërimeve bimore barishtore natyrore dhe gjysmë-natyrore

Kullotat ndryshojnë shumë në aspektin e menaxhimit të tyre, produktivitetin bujqësor, qëndrueshmërisë, vlerat socio-ekonomike dhe në statusin e mbrojtjes.

Historia e tyre e zgjerimit dhe tkurrjes, bashkëevoluimi i tyre me barngrënësit e mëdhjenj si gjitarët dhe ndërveprimi i kullotave me mjedise të tjera të tilla si stepa, pyje alpine dhe atyre të mesdheut dhe efektet e tjetërsimit e lidhur kjo me kullotjen (nga barngrënësit e egër ose të shtëpiakë), ndërveprimi me bujqësinë (përfshirë kositje) kanë formuar gjallesa dhe diversitetin që është sot.

Metodologjia e propozuar: Identifikimi i kullotave të ndjeshme dhe themelimi i regjimeve përkatëse të kullotjes mbi to si dhe restaurimi nëpërmjet pastrimit të specieve invasive, shkurreve apo pemëve.

Pritshmëritë: Një raport i bazuar në vlerësimin e kullotave të ndjeshme, rezultatet për kullotjet dhe speciet invazive të tyre (4 vjet).

Pritshmëritë: Një listë e llojeve të kërcënuara në habitatet e kullotave dhe numrin e popullatave për secilin prej tyre (5-vjet).

Pritshmëritë: Kapaciteti mbajtes per kullotat alpine është vlerësuar dhe regjimi i kullotjes është aplikuar (10-vjet).

5.2.2. Nxitja e rigjenerimi natyror dhe rigjenerimi me lloje autoktone të pemëve

Pyjet janë sisteme biologjikisht të ndryshme, përfaqësojnë disa nga zonat më të pasura biologjike në tokë. Ato ofrojnë një shumëllojshmëri të habitateve për bimët, kafshët dhe mikroorganizmat. Megjithatë, biodiversiteti i pyjeve në Shqipëri është i kërcënuar gjithnjë si rezultat i shpyllëzimit, fragmentimit, dhe problemeve të tjera.

Metodologjia e propozuar: Krijimi i bazave për rigjenerimin afatgjat natyror të pyjeve nëpërmjet ndalimit të prerjeve të pyjeve brenda Zona të Mbrojtura dhe identifikimin e llojeve të kërcënuara të degraduara të habitateve pyjore.

Pritshmëritë: Një raport i bazuar në rezultatet e vëzhgimeve në terren të llojeve të kërcënuara dhe të degraduara të habitateve pyjore (3 vjet).

Pritshmëritë: Rigjenerimi natyror i habitateve që ruajnë mbulesën e bimësisë në habitatet e degraduara (5 vite).

Pritshmëritë: Një inventar habitateve ku rigjenerimi artificial është i lejuar, (vetëm në rastet kur ndihmon rigjenerimin natyral apo vende ku ri-rritja është dëmtuar) (3 vjet).

5.2.3. Vlerësimi i resurseve gjenetike për llojet kryesore pyjore dhe identifikim të pyjeve për ruajtjen in-situ të diversitetit gjenetik

Diversiteti gjenetik siguron bazën themelore për zhvillimin e llojeve të pemëve pyjore. Ky diversitet u ka mundësuar pyjeve dhe pemëve që të përshtaten me ndryshimin e kushteve të pafavorshme për mijëra vjet dhe ka rezultuar si një mundësi e veçantë dhe e pazëvendësueshme për mbjatjen e resurseve gjenetike të fidanëve pyjorë.

Metodologjia e propozuar: Vëzhgimi në terren dhe vlerësimi i diversitetit gjenetik.

Pritshmëritë: Krijimin dhe rigjallërimin e rrjetit të integruar të rezervave gjenetike për llojet kryesore pyjore (ahu, pisha e zezë, bredhi i argjendtë, lisi) (2 vjet).



5.2.4. Vlerësimi i bimësisë së rrezikuar në habitatet shkëmbore dhe gurishtore


Metodologjia e propozuar: Vëzhgim i terrenit dhe vlerësim i bimësisë së rrezikuar në habitatet shkëmbore dhe gurishtore (çakëllishte).

Pritshmëritë: Krijimi i një data baze për habitatet shkëmbore dhe gurishtore me popullatat e bimësisë që ato përmbajnë (5 vjet).

Pritshmëritë: Një listë të llojeve të rrezikuara, sidomos atyre endemike dhe subendemike në këto habitate (3 vitet e ardhshme).

5.2.5. Veprimet që propozohen të ndërmerren për ruajtjen e habitateve detare dhe ujrave të rrjedhshëm si dhe llojeve të peshqve në Shqipëri


Shumë nga zonat e identifikuara si të rëndësishme për ruajtjen e peshqve të detrave dhe ujërave të rrjedhshëm, bëjnë pjesë në mënyrë ekskluzive ose të pjesshme me zonat e mbrojtura bregdetare si lagunat, parqet kombëtare, zonat e mbrojtura të zogjve, apo zonat e ruajtjes. Këto zona janë konceptuar si të tilla për të qenë të mbrojtura nga zhvillimi i pa kontrollouar apo aktiviteti njerëzor.

Përveç shtratit të lumenjve dhe rrjedhjeve, me një mundësi të mirë ruajtje, edhe përrenjtë me ujë të rrjedhshëm dhe të pasur me lloje të ndryshme peshqish, duhet të jenë një prioritet për t’u listuar si zona të rëndësishme ekologjike. Duhet bërë një përpjekje e madhe për të shmangur fragmenitimin e mëtejshëm, humbjen dhe shpërdorimin e ujit etj. Nisur nga kjo, duhet të vendoset një rregullore e re shtetërore për të ndërtuar shtretërit e peshqve gjatë ndërtimit të hidorcentraleve të vogla apo të mesme.

Për të ruajtur mbrojtjen e peshqve të ujërave të rrjedhshëm, si dhe hyrjeve të kësaj populate në terrritorin shqiptar, është një domosdoshmëri përmirësimi/ rehabilitimi i disa ligatinave të lëna pas dore, si habitate të përshtatshme për rujatjen e tyre.

Metodologjia e propozuar: Vlerësimi i popullatave të peshqve dhe mbulesës bimore në çdo pjesë të izoluar të përrenjve, rrjedhave dhe lumenjve.

Pritshmëritë: Një raport i bazuar në vlerësimin e popullatave të peshqve duhet të përgatiten si pjesë e këtij veprimi (4 vjet).

Pritshmëritë: Një raport i bazuar në vlerësimin e metodave të përshtatshme për shkallën e peshqve dhe kalimin e peshqve për të gjithë hidrocentralet, si pasojë e zvogëlimit dhe ruajtjes (4 vite).

Pritshmëritë: Një raport bazuar në mbulesën bimore dhe specie bimore me interes ruajtjeje e vlerësimi, ëshë përgatitur për lumenjtë dhe rrjedhat ku janë ndërtuar hidrocentale (çdo 5 vjet).

1   ...   18   19   20   21   22   23   24   25   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка