Lista e akronimeve




старонка20/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   33

Mësimdhënia dhe trajnimi duhet të përqëndrohet në zhvillimin e aftësive që do të rrisin të kuptuarit dhe pranimin e nevojës për ruajtjen e biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm. Projektet lokale mund të përdoren për të përmbushur kërkesat për shërbime komunitare që duhet të përmbushin shumë studentë, në mënyrë që të diplomohen, dhe në këtë drejtim, qeveritë lokale mund të identifikojnë organizatat mbështetëse, të cilat po punojnë për edukimin e publikut në lidhje me biodiversitetin dhe frymëzim të komunitetit për t’u përfshirë në ruajtjen e biodiversitetit .

Programet e trajnimit mund të jenë edukative, të sjellin rritje të ndërgjegjësimit dhe të kapacitetit në fusha të veçanta. Informacioni duhet të paraqitet jo vetëm si shkencë, por në një kontekst shoqëror, ekonomik dhe politik, në mënyrë që studentët të kuptojnë më mirë se cilat rrethana komplekse formojnë sfond për marrjen e vendimeve për ruajtjen e biodiversitetit

4.5.3.2. Nxitja e të kuptuarit të rëndësisë së përmirësimit të biodiversitetit, të njohurive të biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemit në Shqipëri

Masat për të nxitur ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e biodiversitetit, luajnë një rol kyç në ruajtjen e biodiversitetit, sepse njerëzit janë zakonisht të rezervuar për të ruajtur diçka që ata nuk e njohin apo nuk ju intereson. Sipas datës së fundit në dispozicion, gjurma ekologjike shqiptare është rreth 1.81 ha për banor (UNESCO, 2014), në një kohë kur biokapaciteti mbajtës i tokës është 1.8 ha për person. Megjithatë, ky fakt është pothuajse i panjohur në mesin e njerëzve. Për këtë arsye është e domosdoshme që njerëzit të kuptojnë ndikimin e konsumit të ekonomive familjare dhe të prodhimit mbi mjedisin dhe biodiversitetin dhe nevojën për të lëvizur në drejtim të prodhimit dhe konsumimit të qëndrueshëm.

Gama e alternativave për të ndihmuar bërjen e natyrës dhe biodiversitetit pjesë të qytetarëve është i madh, që nga përdorimi i elementeve didaktikë (diagramet, tabelat, fotografitë), me sistemet tradicionale të komunikimit (media publike, ekspozita tematike, tryeza të rrumbullakëta, shtypi lokal, TV dhe programet e radios, etj) deri te përdorimi i teknologjive moderne dhe mediave sociale.

Aktivitete të organizuara nga institucionet arsimore dhe muzeumet, institucionet kërkimore, agjencitë qeveritare dhe mediat duhet të mbështeten, sepse ata luajnë një rol kyç në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe komunikimit mbi rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit lokal dhe global.

4.5.3.3. Ngritja e vetëdijes ndërmjet sektorëve të ndryshëm, me ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi biodiversitetin, duke përfshirë sektorin privat

Biodiversiteti është një nga themelet e të dy aspekteve: një mjedis i qëndrueshëm, por edhe një ekonomi e qëndrueshme, pasi aktivitetet e të gjitha kompanive mund të kenë një ndikim në biodiversitet, qoftë në mënyrë direkte apo dhe indirekte. Ndikimi (direkt ose indirekt) mbi biodiversitetin mund të vijë nga sektorë të ndryshëm. Prandaj, të gjithë këto sektorë që kanë një ndikim të konsiderueshëm dhe që duhet të përfshijnë aspektet e biodiversitetit në praktikat e tyre, duhet të jenë grup i synuar për aktivitete ndërgjegjësuese. Këta sektorë duhet të angazhohen për miratimin dhe promovimin e praktikave më të mira për të ndihmuar përmbushjen e objektivave të 2020-ës për ndalimin e humbjeve të biodiversitetit.

Strategjitë e komunikimit dhe ciklet e përshtatura të trajnimit duhet të hartohen për të shpjeguar mënyrën se si sektorët përkatës mund të përmirësojnë praktikat e tyre. Së pari, përveç vlerësimit të ndikimit të aktiviteteve të kompanive në biodiversitet, theksi duhet të vihet në shërbimet e ekosistemit dhe se si kompanitë t’ju referohen atyre.


4.6. PRIORITETI IV: Hulumtimi, menaxhimi dhe mekanizmi i komunikimit për biodiversitetin

4.6.1. Objektivi 8: Kontribut për një qasje të barabartë dhe ndarjen e përfitimeve që dalin nga përdorimi i resurseve gjenetike

Protokolli i Nagojës, për akses në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë dhe të barabartë të përfitimeve që dalin nga përdorimi i tyre (Protokolli ABS) EAS, u miratua më 30 tetor 2010 në Konferencën e 10-të të Palëve në KDB. Protokolli ka për qëllim ndarjen e përfitimeve që rrjedhin nga shfrytëzimi i resurseve gjenetike në rrugë të drejtë dhe të barabartë, duke përfshirë qasjen e duhur në burimet gjenetike dhe transferimin e duhur të teknologjive përkatëse, duke marrë parasysh të gjitha të drejtat për këto burime dhe teknologji, duke kontribuar për ruajtjen e diversitetit biologjik dhe përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të tij.

Shqipëria është e lidhur me dispozitat përkatëse ABS të KDB-së, së cilës i jep kuadrin e fushatës së përgjithshme për zbatimin e Protokollit të Nagojës. Shqipëria është në mesin e grupit të parë të vendeve që kanë aderuar në Protokollin e Nagojës për akses në burimet gjenetike dhe ndarjen e përfitimeve nga përdorimi i tyre më 29 janar 2013, pasi Parlamenti miratoi ligjin 113/2012, datë 22.11.2012 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagojës".

Palët e interesuara të përfshira në zbatimin e këtij objektivi janë: autoritetet kombëtare dhe lokale dhe institucionet, kopshtet botanike, sektorët e ndryshëm aktiv në kërkim dhe zhvillim, universitetet, publiku i përgjithshëm, mbajtësit e dijeve tradicionale, shfrytëzuesit e resurseve gjenetike, si dhe çdo shoqatë që punon për të arritur të njëjtin qëllim si SKB-ja.



Objektivat specifike
        1. Deri më 2020, të rriten njohuritë për konceptin dhe shpërndarjen e informacionit mbi ABS

Koncepti ABS i KDB-së është themeluar në një marrëdhënie dypalëshe ndërmjet një ofruesi të burimeve gjenetike në njërën anë dhe një përdoruesi të këtij resursi në anën tjetër. Ndërgjegjësimi i publikut për vlerën ekonomike të ekosistemeve dhe biodiversitetit dhe ndarjen e drejtë dhe të barabartë të kësaj vlere ekonomike me kujdestarët e biodiversitetit janë stimujt kryesorë për ruajtjen e diversitetit biologjik dhe përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të tij.

Ajo është gjithashtu e nevojshme për të siguruar informacion dhe për të përmirësuar ndërgjegjësimin në mesin e aktorëve të tilla si agjencitë qeveritare dhe sektori privat për zbatimin e ndarjes së qasjes dhe përfitimit.Legjislacioni kombëtar mbi aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë të përfitimit duhet të jetë një detyrë e rëndësishme për vendin. Mund të krijohet një sistem informacioni gjenetik i burimeve për të promovuar qasje në burimet e përgjithshme shqiptare. Përveç kësaj, mund të krijohet një kod i praktikës për shkëmbim të përgjegjshëm të specieve invazive dhe kjo mund të ndihmojë në minimizimin e përhapjes së tyre. Numri i programeve ndërgjegjësuese përmes mediave dhe rrugëve të tjera në ABS duhet të rriten dhe të gjitha palët relevante (shkencëtarë, industria, qeveria, shoqëria civile, komunitetet lokale, etj.) duhet të jenë ndërgjegjësuar për dispozitat e ABS-s.



1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка