Lista e akronimeve




старонка2/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33

I. HYRJE

1.1. Rëndësia e Biodiversitetit


Shqipëria gjendet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit dhe karakterizohet nga një klimë mesdhetare në ultësira dhe lugina si dhe kontinentale e të ftohtë në lartësitë veriore dhe lindore.

Edhe pse një vend i vogël, Shqipëria, shquhet për larmi të peizazheve e atyre biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitet të lartë në Evropë. Sipërfaqja e Shqipërisë, parë në aspektin gjeofizik dominohet nga kodra dhe male në pjesën lindore e veriore dhe zonën e ulët në pjesën perëndimore. Pjesë me rëndësi në Republikën e Shqipërisë është “Ultësira perëndimore”, e cila shtrihet përgjatë zonës bregdetare nga liqeni i Shkodrës në veri deri në qytetin e Vlorës në jug. Veç daljes në det, kjo ultësirë përshkohet nga veprimtaria e lumenjve kryesorë, të cilët përgjithësisht rrjedhin nga lindja në perëndim. Bregdeti shqiptar është 476 km i gjatë, ndërsa deti Adriatik dhe Jon kanë një ndikim të madh mbi klimën, florën dhe faunën e vendit. Zona veriore e Shqipërisë ka një reliev malor dhe karakterizohet nga një diversitet i formacioneve shkëmbore që nga koha e Paleozoikut. Pjesa më e madhe e vendit është zonë malore, ndërsa lartësia ulet duke filluar nga lindja në perëndim të vendit dhe kjo përcakton kushtet e klimës, tokës dhe vegjetacionit. Në të hasen më shumë formacionet sedimentare dhe vullkanike, ndërsa ato metamorfike janë më pak të zakonshme. Formacione të tjera janë ato aluvionale, proluviale, koluviale, akullnajat deluviale, kënetat dhe liqenet. Këto formacione janë të reja dhe i përkasin periudhës së Kuaternarit. I gjithë peizazhi i sotëm është rezultat i zhvillimit gjeologjik gjatë lëvizjeve tektonike dhe neotektonike.

Relievi shqiptar është kryesisht kodrinor dhe malor. Ekziston një diversitet i formacioneve morfologjike dhe shpateve. Relievi ynë ka një moshë të re edhe pse e ka origjinën nga periudha e Miocenit. Në fillim të Epokës së Kuaternarit, ultësira e Adriatikut dhe ultësirat e tjera në brendësi janë bashkëngjitur në pjesën kontinentale të Shqipërisë dhe format e tjera ekzistuese u formuan gjatë peridhës së Pliocenit. Evolucioni i relievit shqiptar vazhdon edhe sot e kësaj dite. Maja më e lartë në vend është 2751 metra mbi nivelin e detit (mali i Korabit) dhe më e ulta është 8 metra nën nivelin e detit (ish këneta e Tërbufit). Lartësia mesatare e vendit është 708 m mbi nivelin e detit. Lartësia ulet duke lëvizur nga lindja në perëndim të vendit dhe kjo përcakton kushtet e klimës, tokës, dhe vegjetacionit. Klima e Shqipërisë është e ndryshme. Ajo ka katër zona të mëdha klimatike dhe 13 nën-zona, të cilat kontribojnë në diversitetin e pasur biologjik të vendit.

Shqipëria është e njohur për rrjetin e saj të pasur dhe kompleks hidrografik, i cili përbëhet nga lumenj, liqene, ligatina, ujëra nëntokësorë, dhe dete. Lumenjtë kryesorë janë: Drini, Buna, Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa, Erzeni, Ishmi, dhe Bistrica. Së bashku me degët e tyre, këto lumenj kanë një efekt të konsiderueshëm mbi biodiversitetin bregdetar të vendit. Rreth 247 liqene natyrore të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme, si dhe një numër i konsiderueshëm i liqeneve artificiale, janë të vendosura brenda vendit. Bazuar në origjinën e tyre, ata klasifikohen në liqene tektonike (4), liqene akullnajore (134), liqene karstike (94), si dhe liqene lumore (15). Ndër to, më të rëndësishmit, janë liqenet ndërkufitare të Shkodrës, Ohrit, Prespës të cilat janë edhe ndër më të mëdhatë dhe në ballkan, me rëndësi evropiane dhe ndërkombëtare. Në zonën bregdetare të Shqipërisë gjenden ligatina, të tilla si: Karavastaja, Narta, Patoku, Viluni, Kune-Vaini, Orikumi dhe të tjera, me një sipërfaqe totale prej 150 km2.

Terreni malor i vendit, i kombinuar me shkëmbinjtë e pjerrët, krijon kushte ideale për rritjen dhe izolimin e një numri të madh të llojeve të lashta, të cilat janë endemike dhe subendemike.

Larmia e ekosistemeve dhe habitateve (ekosistemet bregdetare dhe detare, ligatinat, deltat e lumenjve, dunat ranore, liqenet, lumenjtë, shkurret mesdhetare, pyjet me drurë gjethegjerë, halorë dhe të përzier, kullotat subalpine dhe alpine, livadhet dhe ekosistemet e larta malore), ofrojnë një larmi të lartë të llojeve të bimëve dhe kafshëve. Në Shqipëri ka rreth 7233 taksone bimore (përfshirë fiernat, kërpudhat, likenet, myshqet dhe algat) dhe 5438 lloje kafshësh (duke përfshirë shpendët, gjitarët, zvarranikët, peshqit, insektet, dekapodët, etj). Rreth 32% e të gjithë florës evropiane ndodhet në Shqipëri. Bimët me lule dhe algat mikroskopike përfaqësojnë grupin më të larmishëm dhe më të pasur të llojeve të rralla, atyre relikte dhe endemike, kjo për shkak të origjinës dhe ndikimit të elementëve floristikë të rajoneve të ndryshëm fito-gjeografikë.

Flora shqiptare është e lidhur ngushtë me florën e rajonit të Mesdheut si dhe me florën e Alpeve Evropiane Jugore dhe më gjerë (arktiko-alpine, Kaukazit, Euro-Aziatike, Greko-Anatoliane, Ilire, Evropës Qëndrore, si dhe Kosmopolitane). Ka disa shembuj të llojeve të rralla që tregojnë lidhjet biogjeografike të florës shqiptare me florën e Lindjes dhe madje edhe florës me Amerikën e Veriut. Shembujt më të mirë janë gjinia Aesculus, Forsythia, Gymnospermium ose Morina me lloje si Boshtra (Forsythia europaea), (me të afërmit në Azinë Lindore), Lulehelmi Shqiptar (Gymnospermium scipetarum) dhe Lulehelmi i Malos (G. Maloi) (me të afërmit në Siberinë dhe Azinë Lindore), Gështenjën e kalit (Aesculus hippocastanum) (Azia Lindore, Lindje e Mesme dhe Lindore, Amerika e Veriut), Sparqë e Krilovit (Orobanche kryloëii), një lloj i Evropës Lindore (lumit Vollga-Kama në Rusi) si dhe e Siberisë dhe Azisë Qëndrore dhe Shtruthulla e Persisë (Morina persica) (Azia e Vogël dhe Lindja e Mesme).

Pyjet e larta ruajnë komunitetet e gjitarëve të mëdhenj si ujku, ariu, rrëqebulli dhe dhia e egër, si dhe komunitetet e shpendëve karakteristikë, të cilat janë të lidhura me pyjet e virgjër.

Lagunat bregdetare dhe liqenet e mëdha brenda vendit janë vendbanime të rëndësishme, veçanërisht për dimërimin e shpendëve migratore. Ka vite që aty hasen rreth 70 lloje shpendësh uji me një popullatë që arrin deri në 180.000 individë gjatë dimrit. Shqipëria, është gjithashtu një kryqëzim i rrugëve të rëndësishme për migrimin e shpendëve dhe insekteve.

Në Shqipëri gjenden rreth 91 lloje të kërcënuara në nivel global, këtu përfshihen Pelikani kaçurrel (Crispus crispus), Breshka Shqiptare e Ujit (Pelophylax shqipericus), dhe Blini (Acipenser sturio) për të cilat Shqipëria është një vend me rëndësi të veçantë.

Diversiteti i peizazhit brenda vendit rrjedh nga karakteristikat natyrore dhe origjina e lashtë e Shqipërisë si dhe aktiviteti i shoqërisë njerëzore. Bujqësia tradicionale dhe blegtorale janë zhvilluar në bazë të karakteristikave natyrore të vendit, dhe janë faktorët kryesorë që përcaktojnë fizionominë e peizazhit në këto fusha, të cilat karakterizohen nga specie autoktone. Një numër i llojeve lokale blegtorale dhe bimore autoktone kanë ekzistuar në Shqipëri gjatë viteve. Ato përfaqësojnë vlera shumë të rëndësishme të trashëgimisë për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe produktivitetin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.

1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка