Lista e akronimeve




старонка15/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   33

Strategjia Kombëtare për Biodiversitetin mund të konsiderohet si përgjigje e Shqipërisë ndaj detyrimit zyrtar, KDB-së. Vëmendje e veçantë i është kushtuar nevojës për integrimin , konservimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të larmisë biologjike në të gjitha aspektet e duhura të shoqërisë duke përfshirë sektorët socialë dhe ekonomikë.


4.2. Fokusi dhe Objektivat Kombëtare te Biodiversitetit

Për të arritur objektivin e përgjithshëm të kësaj Strategjie, janë identifikuar prioritetet, qëllimet, dhe objektivat specifike Kombëtare të Biodiversitetit.

Në pajtim me objektivat Aichi të biodiversitetit global deri në vitin 2020 të identifikuara në kuadër të Planit Strategjik për Biodiversitetin për periudhën deri në vitin 2020 dhe në kuadrin më të gjerë të Dekadës së Kombeve të Bashkuara mbi Biodiversitetin 2011-2020, janë identifikuar këto objektiva kombëtare në vijim:

Një objektiv kombëtar, i cili është arritur tashmë, është Protokolli Nagoya, mbi Ratifikimin ABS - Aichi objektivi 16.

1. Deri në vitin 2020, të sigurohet përafrimi dhe zbatimi i acquis të BE-së në fushën e mbrojtjes natyrore.

2. Deri në vitin 2015, të ketë një dokument strategjik për biodiversitetin (SKPVB) të rishikuar dhe të miratuar - në përputhje me objektivin e Aichi 17;

3. Deri në vitin 2020, të krijohet një objektiv i ruajtjes prej 17% të zonave ujore tokësore dhe në brendësi dhe 5% e zonave detare, bregdetare. Krijimi i Rrjetit Kombëtar ekologjik i Shqipërisë, si një pjesë integrale e Rrjetit Ekologjik Pan-Evropian (PEEN) - në përputhje me objektivin e Aichi 11;

4. Të restaurohen të paktën 15% e zonave të degraduara përmes aktiviteteve konservuese dhe restauruese - në përputhje me objektivat e biodiversitetit Aichi - ky veprim do të arrihet përmes zbatimit të planeve të menaxhimit për zonat e mbrojtura dhe përmes zbatimit të planeve të veprimit për llojet në veçanti dhe habitatet;

5. Bujqësi dhe pylltari më të qëndrueshme në përputhje me objektivat e biodiversitetit;

6. Zbatimi i protokollit Nagoya për aksesin dhe ndarjen e përfitimit të resurseve gjenetike dhe përfitimet që lindin nga përdorimi i tyre - në përputhje me objektivin e Aichi 16;

7. Ndërgjegjësimi mbi biodiversitetin - në përputhje me objektivin Aichi 1

Objektiva të tjera sektoriale strategjike për mbrojtjen e natyrës janë:



  • Adresimi i shkaqeve të humbjes së biodiversitetit

  • Ulja e presioneve të drejtpërdrejta mbi biodiversitetin dhe promovimin e përdorimit të qëndrueshëm

  • Rritja e zbatimit përmes planifikimit me pjesëmarrje, menaxhimin e njohurive dhe ndërtimin e kapaciteteve

  • Rritja e përfitimeve për të gjithë, nga biodiversitet dhe shërbimet e ekosistemit

Përmirësimi i statusit të biodiversitetit duke ruajtur ekosistemet, llojet dhe diversitetin gjenetik

Nëntë objektivat e Biodiversitetit Kombëtar (OBK), të grupuara në katër prioritete që përfshijnë hapat e nevojshëm drejt objektivave të 2020. Ata kanë për qëllim arritjen e objektivit të përgjithshëm të Strategjisë dhe për të kontribuar në vizionin e tij. Të gjitha OKB-të janë konsideruar me prioritet të lartë. Figura 7 tregon grupimin e Fokusit të biodiversitetit Kombëtar me katër prioritete. Nëntë OBK janë përkthyer më pas në 38 objektiva specifike.

Ato do të ndihmojnë palët e interesuara dhe autoritetet kombëtare për të ndërmarrë veprime prioritare dhe duhet të zbatohen së paku në vitin 2020. Gjatë zbatimit të Strategjisë, autoritetet duhet t'i kushtojnë vëmendje të veçantë informacionit, përfshirjes dhe pjesëmarrjes së aktorëve. Kjo nënkupton konsultimin dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm, që do të rrisë mbështetjen dhe kështu t’i japë një nxitje zbatimit të Strategjisë. Bashkëpunimi dhe partneriteti me grupet e interesit për projekte konkrete që lidhen me objektivat e strategjisë do të ndihmojë gjithashtu për të rritur interesin e tyre (p.sh. Kuadri ligjor për çështjet tematike, studime të përbashkëta). Një listë e shkurtër e aktorëve kryesorë të interesuar për zbatimi është përmendur për çdo objektiv strategjik. Aktorët institucional për biodiversitetin në Shqipëri janë paraqitur në Aneksin 14.

4.3. PRIORITETI I - Integrimi i biodiversitetit

4.3.1. Objektivat e Biodiversitetit Kombëtar



1: Forcimi i integrimit të çështjes së biodiversitetit në politikat përkatëse sektoriale

Ruajtja e biodiversitetit, nga bizneset dhe sektorët e mjedisit, duhet të bëhet përmes mjeteve të tilla si zona të mbrojtura. Megjithëse, aktivitetet e të gjithë sektorëve ekonomik kanë ndikim në biodiversitet, në një farë mënyre, edhe niveli dhe mbrojtja e biodiversitetit, nuk mund të arrihet vetëm nëpërmjet politikave mjedisore.

Kjo është arsyeja pse, Deklarata Ministeriale e Hagës nga COP VI në vitin 2002 deklaroi: "Mësimi më i rëndësishëm i dhjetë viteve të fundit është se objektivat e Konventës do të jenë të pamundura për t’u përmbushur deri në integrimin e plotë të biodiversitetit me sektorët e tjerë. Nevoja për përfshirjen, ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve biologjike në të gjithë sektorët e ekonomisë kombëtare, kuadri social dhe politikëbërës është një sfidë komplekse në qendër të Konventës"

Strategjia Kombëtare për Biodiversitetin, duhet të jetë e lidhur në mënyrë të qartë me strategjitë e tjera kombëtare, meqë mbrojtja e biodiversitetit është një kusht thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe me programin aktual shqiptar të reformave strukturore. Disa aktorë mund të ndikojnë në biodiversitet duke shkaktuar fragmentimin e habitateve, shkatërrimin e habitateve dhe shqetësimin e kafshëve të egra. Ndikimi më i madh vjen nga sektorët e planifikimit hapësinor, industria, transporti dhe energjia. Objektivi 2020 do të arrihet vetëm kur të gjithë sektorët përkatës të integrojnë biodiversitetin në planet dhe politikat e tyre.

Palët e interesuara të përfshira në zbatimin e këtij objektivi kombëtar janë: shërbimet kombëtare publike, autoritetet lokale, sektorë të ndryshëm social dhe ekonomik, shoqata profesionale në sektorët përkatës (bujqësi, peshkim, pylltari, miniera, energjetikë, turizëm, transport, industri, financë dhe politikat shkencore), fermeret peshkatarët, pylltarët, menaxherët e burimeve natyrore, sektori privat, kërkuesit, OJF-të dhe publiku i gjerë.

Objektivat specifike

4.3.1.1 Inkurajimi i integrimit të biodiversitetit në të gjitha politikat relevante sektoriale, si dhe hartimi dhe përdorimi i udhëzuesve për t’u siguruar që SKB-ja është marrë parasysh në vendimmarrje.

Integrimi i biodiversitetit ka si objektiv të saj integrimin e parimeve të ruajtjes së biodiversitetit dhe përdorimin e qëndrueshëm në politikat, planet, programet, dhe sistemet e prodhimit, ku fokusi kryesor ka qenë fillimisht në prodhimin, aktivitetin ekonomik dhe zhvillimin, sesa në humbjet e ruajtjes së biodiversitetit, ose fitimet (Petersen dhe Huntley 2005).

Strategjia Kombëtare e Biodiversitetit duhet të luajë një rol në proceset vendimmarrëse, të merren parasysh në vendimmarrje dhe nivelet e planifikimit. Shqetësimet e biodiversitetit duhet të merren parasysh nga fazat e hershme të procesit të hartimit dhe politikat e biodiversitetit dhe nuk duhet të shihen si të pavarura nga politikat sektoriale. Përkundrazi, të dyja duhet të jenë reciprokisht mbështetëse: politikat sektoriale duhet të mbështesin zbatimin e objektivave kombëtare të biodiversitetit, ndërsa integrimi i qëllimeve të biodiversitetit duhet të jetë i dobishëm për politikat sektoriale.

Për të operacionalizuar integrimin e shqetësimeve të biodiversitetit në vendimmarrje dhe diskutimet e politikave të sektorëve të tjerë, përveç ruajtjes së natyrës, do të promovohet zbatimi i udhëzimeve sektoriale për integrimin e biodiversitetit. Është gjithashtu e rëndësishme që vazhdimisht të shqyrtohet përshtatshmëria e legjislacionit për të çuar më tej objektivat e Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit.

4.3.1.2 Nxitja dhe mbështetja e përfshirjes së aktorëve në vendimmarrje në lidhje me biodiversitetin

Konventa Aarhus (Konventa mbi aksesin në informacion mjedisor), pjesëmarrja e komunitetit në vendimmarrje dhe akses në drejtësi për çështje mjedisore i jep të drejta publikut dhe i imponon detyrime autoriteteve publike sa i përket aksesit në informacion dhe pjesëmarrjes së publikut dhe aksesit në drejtësi. Shqipëria e ka nënshkruar këtë konventë më 25 qershor 1998 dhe e ka ratifikuar atë më 27 qershor 2001. Sipas Konventës, të gjitha palët e interesuara duhet të jenë në gjendje të kenë fjalën e tyre në vendimet që ndikojnë në biodiversitet.

Partneritetet që aktivisht lidhin palët e interesuara duhet të zhvillohen në mënyrë të tillë që të shkëmbejnë informacion, ekspertizë dhe promovimin e lidhjeve pozitive mes biodiversitetit dhe sektorëve të tjerë. Kjo nënkupton konsultimin dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve të ndryshme dhe palëve të interesuara në këtë fushë. Pjesëmarrja e aktorëve të ndryshëm do të rrisë bashkëpunimin dhe përfshirjen e tyre. Kjo, do të rrisë mbështetjen për mbrojtjen e biodiversitetit dhe kështu do të stimulojë kryerjen e veprimeve në këtë fushë.

4.3.1.3. Ruajtja dhe forcimi i funksionit social të biodiversitetit

Sistemet biologjike dhe proceset themelore për mirëqenien e shoqërisë tonë varen nga shumica e aktiviteteve integruese për krijimin e besimit që ato të jenë të favorshme - një fitore për zhvillimin dhe ruajtjen. Ky besim është i bazuar në supozimin se tregjet, nëse informohen siç duhet dhe stimulohen, do të mbrojnë biodiversitetin. Megjithatë, është kuptimi i pamjaftueshëm i lidhjes së rëndësishme midis biodiversitetit dhe mirëqenies së qënieve shoqërore. Këmbëngulja e traditave lokale në përdorimin dhe menaxhimin e biodiversitetit nuk do të thotë se lidhjet e tilla janë statike. Prandaj, është e nevojshme për të ruajtur dhe për të mësuar më shumë për përfitimet sociale të biodiversitetit dhe përfitimeve që rrjedhin nga shumëllojshmëria sociale, me qëllim për të përforcuar sinergjitë dhe reduktimin e pabarazisë sociale, presionet e shmangshme dhe impaktet negative që ata ushtrojnë mbi biodiversitetin.

Diversiteti social dhe kulturor në Shqipëri do të merret parasysh në përputhje me rrethanat, zbatimin e politikave të biodiversitetit, me qëllim mobilizimin në një mënyrë efikase dhe të drejtë të publikut dhe aktorëve të ndryshëm të shoqërisë.

4.3.1.4 Nxitja e përfshirjes së sektorit privat në mbrojtjen e biodiversitetit

Sektori privat mbështetet në burimet natyrore për proceset e prodhimeve të tij dhe varet nga ekosistemet e shëndetshme për të hequr mbeturinat dhe për të ruajtur tokën, ujin dhe cilësinë e ajrit. Në të njëjtën kohë, aktivitetet ekonomike mund të kenë ndikime të mëdha negative në biodiversitet. Përderisa sektori privat është pjesë e problemit, ai është edhe pjesë e zgjidhjes, ai mund të ofrojë zgjidhje të reja lidhur me ruajtjen. Duke adresuar gjurmët e tyre mjedisore, kompanitë mund të sjellin mundësi të reja për t'iu përgjigjur kërkesës së konsumatorëve për produktet e duhura, përvetësimin e rregulloreve të reja, për të shpëtuar si kostot dhe burimet natyrore.

Prandaj është e rëndësishme përfshirja e sektorit privat dhe nxitja e tyre, që të integrojnë kërkesat e biodiversitetit, në sistemet e menaxhimit të kompanive, për të përmirësuar performancën e tyre mjedisore dhe të angazhohen më tepër, në menaxhimin dhe raportimin mbi biodiversitetin. Një instrument i përshtatshëm për të menaxhuar ndikimet e biodiversitetit dhe kontribuimin në mbrojtjen e biodiversitetit, mund të jetë krijimi i Planeve të Veprimit të Biodiversitetit për kompaninë, për të menaxhuar ndikimet e përgjithshme të kompanisë mbi biodiversitetin.

4.3.1.5 Identifikimi i efekteve të politikave të ndryshme sektoriale për biodiversitetin dhe marrja e masave për të korrigjuar ose forcuar këto efekte

Të gjitha aktivitetet ekonomike ndikojnë në një farë mënyre në mjedis, nëse është bërë me apo pa qëllim. Këto mund të jenë efekte pozitive ose negative. Në shumicën e kohës, ato janë negative. Shumica e aktiviteteve zakonisht përfundojnë duke dëmtuar ekosistemet, ose thjesht ndotin mjedisin. Aktivitetet ekonomike mund të shkojnë nga minierat deri tek bujqësia. Aktivitetet me ndikime të mundshme negative duhet të identifikohen dhe të hetohen, për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe pasojat e këtyre aktiviteteve mbi biodiversitetin. Këto analiza do të lejojnë identifikimin e alternativave për të shmangur ose minimizuar ndikimet e politikave sektoriale në biodiversitet.

Kështu që, është e rëndësishme për të lidhur planifikimin strategjik me pjesëmarrjen e publikut, në mënyrë që të promovohet një politikë pjesëmarrëse mjedisore. Në këtë kontekst, procedura e vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe vlerësimit strategjik mjedisor (VSM) duhet të përfshijë kriteret e biodiversitetit dhe duhet t'i referohet dokumenteve përkatëse të politikave kombëtare, të tilla si, Strategjia për Biodiversitetin Shqiptar, CBD-ja dhe konventat e marrëveshjet lidhura me biodiversitetin. Përveç kësaj, duhet të zbatohen dokumentat udhëzuese për integrimin e biodiversitetit në VNM dhe VSM, lëshuar nga Komisioni Evropian (2013), nën direktivat e VNM-së dhe VSM-së.

• Konventa CITES, synon të parandalojë tregtinë nga të paturit ndikim në lloje që janë të rrezikuara, duke kontrolluar lëvizjet e kategorive të caktuara të specieve. Komisionet për kafshët dhe bimët, janë duke punuar në bashkëpunim me KDB-në për përgatitjen e një liste të llojeve bimore dhe shtazore që duhet të përfshihen në shtojcat për CITES. Legjislacioni Evropian që konsiston në Rregulloren e KE-së 338/97 për zbatimin e CITES brenda BE-së si dhe Rregullorja e Komisionit 865/2006/KE, amenduar nga Rregullorja e Komisionit 100/2008/KE, Rregullorja e Komisionit 791/2010/KE, Rregullorja Zbatuese e Komisionit 888/2014/BE , ofrojnë një bazë për kontrollin e importit të llojeve të caktuara, të cilat janë të njohura si invazive. (Rregulloren 338/97, neni 4.6 (d)).

Ekzistojnë mundësi për sinergji midis disa forumeve dhe KDB në trajtimin e informacionit mbi specie që janë potencialisht të dëmshme për biodiversitetin.

Nga ana tjetër, përvoja e fituar (për shembull, përvoja e fituar në bazë të CITES në kontrollet e tregtisë së kafshëve të egra), mund të kontribuojë në përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare, për të shmangur ndikimet negative në biodiversitet.


4.3.1.6 Nxitja e zbatimit të Konventës për CITES për mbështetjen e përdorimit të qëndrueshëm të biodiversitetit


Konventa e Habitateve synon të parandalojë tregtinë dhe të paturit ndikim në specie që janë të rrezikuara duke kontrolluar lëvizjet e kategorive të caktuara të specieve të rrezikuara. Llojet të cilat janë, ose në të ardhmen mund të jenë, të rrezikuara nga tregtia, janë të shënuara, në një nga tri Shtojcat e Konventës. Nëse një lloj, është e vendosur në këto lista, tregtia në ato lloje të veçantë është subjekt i rregullave strikte.

Shqipëria zbaton legjislacionin mbi CITES, nëpërmjet ligjit të miratuar në vitin 2008. Qëllime të ndryshme do të jenë prioritare, në funksion të përmirësimit të zbatimit të CITES në Shqipëri në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Në këtë mënyrë, Shqipëria ka eksploruar dhe do të vazhdojë të eksplorojë mënyrat e reja për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e zbatimit.


4.3.2 Synimi i Biodiversitetit Kombëtar

2: Sigurimi i burimeve të mjaftueshme për Biodiversitetin


Procesi i vlerësimit të nevojave financiare dhe mobilizimi i burimeve financiare, është i lidhur ngushtë me zhvillimin e një SKBPV-je. Mobilizimi i burimeve sipas KDB-së ka të bëjë me rritjen e fondeve për aktivitetet të lidhura me biodiversitetin, si në nivel kombëtar edhe global, për të arritur objektivat Aichi të biodiversitetit, në përputhje me nenin 20 të KDB-së.

Për të përmbushur objektivat e Strategjisë Kombëtare të Biodiversitetit, ekziston nevoja për masa të mëtejshme konkrete në fushat kyçe. Investimet në aktivitete koherente dhe të integruara të biodiversitetit duhet të rriten ndjeshëm. Financimi do të mbështetet nga administratat kombëtare mjedisore, administratat e tjera të përshtatshme dhe organet e financimit, duke përfshirë edhe sektorin privat.

Palët e interesuara, të përfshira në zbatimin e këtij objektivi janë: financat dhe ekonomitë kombëtare e rajonale, autoritet e bashkëpunimeve për zhvillim dhe ato mjedisore, autoritetet lokale, sektori privat dhe tregjet, OJQ-të, dhe çdo shoqatë që punon drejt qëllimit të njëjtë, si SKB-ja.

4.3.2.1. Objektivat specifike

4.3.2.1 Deri në vitin 2020, burimet financiare për biodiversitetin nga të gjitha burimet duhet të dyfishohen në krahasim me mesataren e finacimit vjetor të biodiversitetit për vitet 2006-2010

Shqipëria duhet të sigurojë një financim adekuat për biodiversitetin nga të gjitha burimet. Ndaj, është e rëndësishme për të eksploruar mbi mundësitë e financimit në nivel kombëtar, si krijimin e fondeve të veçanta për biodiversitetin dhe integrimin e biodiversitetit në buxhetet dhe programet sektoriale. Duhet të mobilizohen mekanizma të tjera, të reja, financiare, të tilla si partneritetet me sektorin privat.

Shqipëria ka nevojë për të eksploruar dhe mobilizuar burime financiare shtesë nga të gjitha burimet, për të zbatuar efektivisht SKB-në dhe për të kontribuar në parandalimin, humbjen e biodiversitetit global. Institucionet financiare ekzistuese do të forcohen dhe replikimi, rritja e mekanizmave të suksesshme financiare dhe instrumentet do të promovohen. Do të krijohen kushte që mundësojnë inkurajimin, përfshirjen e sektorit privat, në mbështetjen e tri objektivave të Konventës, duke përfshirë edhe sektorin financiar.

4.3.2.2 Përdorimi i instrumenteve ekzistuese dhe atyre për të ardhmen të financimeve të BE-së për të promovuar biodiversitetin

Ky objektiv mbështet objektivat Aichi nr 2 dhe 20. Në 24 korrik 2014, Bashkimi Evropian, i ka dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Si e tillë, Shqipëria mund të përfitojë nga mundësitë Co-financuese, nëpërmjet programeve evropiane të financimit, për shembull, përmes programeve specifike të perspektivës së re financiare shumëvjeçare të BE-së (Instrumenti i Para-Aderimit – IPA II, 2014-2020).



4.4. PRIORITETI II. Reduktimi i elementëve dhe proceseve kërcënuese të biodiversitetit

4.4.1. Objektivat e Biodiversitetit Kombëtar 3: Shqyrtimi dhe monitorimi i komponentëve kryesorë të biodiversitetit në Shqipëri

Konventa mbi Diversitetin Biologjik (KDB), përcakton biodiversitetin, si shkallën e variacionit të jetës dhe në parim, të gjithë këto ndryshime, duhet të jenë subjekt i mbrojtjes. Komponentët prioritarë të biodiversitetit, që kërkojnë masat më urgjente mbrojtëse, duhet të identifikohen dhe statusi i tyre të monitorohet.

Komponentet prioritarë të biodiversitetit përfshijnë (1) ekosistemet dhe habitatet që janë unike, të rralla, në rrezik për zhdukje, apo që luajnë një rol vendimtar për llojet prioritare; (2) lloje që janë të rralla, të rrezikuara, të pambrojtura, që janë endemike, ose jetojnë në vendbanimet e caktuara; (3) gjenomi dhe gjenet e një rëndësie të veçantë shoqërore, shkencore, ose ekonomike; dhe (4) komponentet funksionale të biodiversitetit, që janë esenciale për ofrimin e shërbimeve të ekosistemit.

Monitorimi është një komponent kyç i menaxhimit të biodiversitetit, gjithashtu një parakusht për të komunikuar progresin drejt objektivave të vitit 2020, për publikun dhe palët e interesuara. Për më tepër, ai kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe në pjesëmarrje. Monitorimi dhe raportimi mbi statusin e biodiversitetit në Shqipëri do të ketë nevojë për zhvillimin e mjeteve dhe indikatorëve të përshtatshëm të monitorimit.

Palët e interesuara të përfshira në zbatimin e këtij objektivi janë: autoritetet kombëtare dhe vendore, sektorët përkatës (bujqësia, peshkimi, pylltaria), agjencitë e konservimit të natyrës, universitetet, OJQ-të e ruajtjes së natyrës, dhe çdo shoqatë që punon drejt qëllimit të njëjtë si SKB-ja.

4.4. Objektivat specifike

4.4.1.1. Krijimi i një metodologjie të përbashkët shqiptare për identifikimin dhe monitorimin e komponenteve kryesorë të biodiversitetit

Erozioni i biodiversitetit dhe humbja e shërbimeve mjedisore në nivel global, nuk është rezultat i mjeteve jo të përshtatshme për mbrojtjen e natyrës, sesa pasojë e presioneve që janë vendosur në mjedise natyrore. Deri më sot, nuk ka një metodologji për të identifikuar elementet prioritare të biodiversitetit në Shqipëri, në nivel kombëtar. Metodologjia mund të marrë në konsideratë kryerjen, identifikimin e pjesëve kryesore të biodiversitetit në bazë të një qasjeje biorajonale, të vendosë për të zgjedhur përbërësit e biodiversitetit, të cilat janë më në rrezik të zhduken, apo lloje që janë të një rëndësie të veçantë për funksionimin e ekosistemeve të rrezikuara, së bashku me nje flamur *Produkte për Shqipërinë.

Standardet e përbashkëta për inventarët e biodiversitetit dhe monitorimit duhet të përcaktohen dhe zbatohen, për vlerësimin e statusit të biodiversitetit, duke marrë parasysh udhëzimet ekzistuese për monitorimin dhe detyrimet për raportim, në nivel të BE-së dhe KDB-së. Kategoritë dhe kriteret e përdorura nga Lista e Kuqe e IUCN-së për llojet e rrezikuara mundet gjithashtu të konsiderohen. Treguesit sintetikë dhe me kosto efikase direkte dhe indirekte, të mund të zhvillohen (për shembull fragmentim i territorit, shkalla e fekondimit). Sistemi i monitorimit mund të aplikojë metoda "Presion - Shtet - Përgjigje", parashikuar nga KDB-ja, ose metodat "Forcat lëvizëse, Presione, Shtet, Ndikime, Përgjigje të adaptuara nga EEA”

4.4.1.2. Identifikimi dhe monitorimi i llojeve prioritare, habitatet, komponentët gjenetikë dhe funksionalë të biodiversitetit

Monitorimi është një ndërprerje (e rregullt ose e parregullt), e serisë së vëzhgimeve në kohë, i kryer për të treguar shkallën e përputhshmërisë me një standard të formuluar, apo shkallën e devijimit nga një normë e pritshme". Monitorimi i komponentëve prioritarë të biodiversitetit, është çelësi për menaxhimin e përshtatshëm dhe për përmirësimin e politikave dhe praktikave të menaxhimit, duke mësuar nga rezultatet e programeve operacionale.

Habitatet prioritare janë identifikuar ato që janë brenda kategorive të gjera të habitatit, të cilat kërkojnë ruajtjen aktive, përtej mbikqyrjes së thjeshtë. Disa prej habitateve prioritare, janë renditur në Shtojcën 7.

Një listë e plotë e habitateve prioritare, llojeve dhe komponenteve gjenetike, mund të nxirret vetëm pas një metodologjie të përbashkët për të identifikuar komponentët e biodiversitetit, që kanë nevojë për masa urgjente mbrojtëse, për të cilat është rënë dakort. Një politikë adekuate afatgjatë do të siguronte reabilitimin e habitateve të degraduar të cilat favorizojnë mbrojtjen e kërcënuar dhe llojet e rralla, si dhe rifutjen e llojeve të cilat janë zhdukur nga vendi ynë. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet lagunave që janë nën kërcënim.

Nga pikëpamja e ruajtjes së llojeve, humbja e popullatave lokale, nënkupton humbjen e diversitetit gjenetik, e cila nga ana tjetër mund të rezultojë në një humbje të elasticitetit ndaj ndryshimeve mjedisore, psh aftësia për të ofruar rezistencë ose e rigjenerimit nga presionet njerëzore dhe natyrore.

Listat e llojeve dhe ekosistemeve më të ndjeshme (të kërcënuara, të varfëra dhe të rralla), të cilat kanë nevojë për vëmendje të veçantë do të përdoren dhe përshtaten në kontekstin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishme të merret parasysh specifikat e ekosistemeve/llojeve shqiptare, dhe për të identifikuar elementet e biodiversitetit që janë të rrallë, veçanërisht të kërcënuara me zhdukje, të prekshme, apo të një rëndësie të veçantë (për funksionimin, rëndësinë simbolike, rëndësi kulturore të ekosistemit) në nivel kombëtar. Një listë e plotë është dhënë në Anekset 5 dhe 6. Listat e kuqe për llojet e rrezikuara në Shqipëri tashmë ekziston dhe mund të përdoret për identifikimin e llojeve prioritare.


4.4.2 Biodiversiteti Kombëtar 4: Shqyrtimi dhe monitorimi i efekteve dhe aktiviteteve kërcënuese


Mirëmbajtja e shërbimit të ekosistemit dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve ekologjike mund të arrihet duke parandaluar organizmat biologjike nga shfarosja dhe rritja e biodiversitetit përmes mbrojtjes sistematike të kafshëve të egra dhe habitateve të tyre. Proceset kryesore që përbëjnë një kërcënim për të, ose ka të ngjarë të kenë ndikime të rëndësishme negative mbi biodiversitetin janë identifikuar në seksionin 2.6 më sipër (kërcënimet kryesore ndaj biodiversitetit). Proceset kërcënuese dhe aktivitetet që ndikojnë direkt mbi biodiversitetin duhet të hetohen më tej dhe efektet e tyre të monitorohen përmes mostrave dhe teknikave të tjera. Shkaqet e tyre duhet të identifikohen dhe të monitorohen në baza të rregullta.

Objektivat specifike

4.4.2.1. Investigimi dhe monitorimi i efekteve dhe shkaqeve, aktiviteteve dhe proceseve, që kërcënojnë komponentët e biodiversitetit në Shqipëri

Monitorimi i biodiversitetit është një komponent i detyrueshëm në shumë marrëveshje ndërkombëtare. Konventa mbi Diversitetin Biologjik detyron çdo Palë kontraktuese, për aq sa është e mundur dhe sipas rastit , për "identifikimin e komponentëve të shumëllojshmërisë biologjike, të rëndësishëm për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të tij, për të monitoruar”, me marrjen e mostrave dhe teknika të tjera, përbërësit e shumëllojshmërisë biologjike të identifikuar "..., si dhe “të identifikojë proceset dhe kategoritë e veprimtarive, që kanë ose kanë të ngjarë të kenë ndikime të rëndësishme negative, në ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të larmisë biologjike, dhe të monitorojnë efektet e tyre, nëpërmjet marrjes së mostrave dhe teknika të tjera”(Art. 7). Është e nevojshme, për të hetuar më tej ndikimin në biodiversitet të aktiviteteve njerëzore dhe të kërcënimeve të cilat vijnë nga shkaqe natyrore, si dhe marrëdhëniet midis këtyre proceseve dhe aktiviteteve, në mënyrë që të marrin masat e duhura për të minimizuar ndikimet e tyre.

Fokusi duhet të jetë në monitorimin e dy komponentëve kryesorë të biodiversitetit: llojeve dhe habitateve. Për këto komponentë kryesorë duhet të monitorohen aspekte të ndryshme, psh., tendencat e popullatave, shpërndarja, përbërja e komunitetit, cilësia e habitatit etj. Vëzhgimet mund të bazohen në mbledhjen e të dhënave mbi praninë/mungesën, vërejtjen, të dhëna të reja të analizuara, përbërja e popullatave, fenologjia dhe masa të tjera, në mënyrë që të nxirren konkluzione të besueshme, një dizajn të shëndoshë të mostrës statistikore dhe metodat e duhura analitike të përdorura.

Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet rreziqeve potenciale për biodiversitetin që vijnë nga zhvillimi dhe përdorimin i teknologjive të reja, proceseve dhe produkteve të tyre. Për shembull, vëmendje duhet t'i kushtohet, ndikimeve potencialisht negative të përdorimit të OMGJ-ve në bujqësi, pylltari dhe peshkim. Në mesin e ndikimeve të tyre potenciale negative janë: përhapja e llojeve të huaja invazive, kërcënim për organizmat jo target nga përdorimi i prodhimit të pesticideve të veçanta, të OMGJ-ve, ndërveprimeve të paparashikuara në biodiversitetit ose disekulibrim të ekosistemit shkaktuar nga përhapja në shkallë të gjerë të organizmave të tillë.



4.4.2.2. Shqyrtimi dhe mbikqyrja e efekteve të ndryshimeve klimatike në biodiversitet dhe shërbimet e ekosistemit

Ndryshimi i klimës mund të shkaktojë zhdukjen e llojeve të rrezikuara si dhe një ndikim të madh në mjedisin tonë. Ndryshimet në modelet e vegjetacionit, humbja e burimeve biologjike, rritja e papritur e llojeve të huaja dhe ndryshimet në burimet e peshkut, janë disa nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet globi. Përveç kësaj, ndryshimi i klimës e rrit ndikimin e specieve të huaja invazive.

Për të parandaluar, ose kufizuar dëme të rënda për mjedisin, shoqërinë dhe ekonomitë, duhet të hartohen strategjitë e përshtatjes për sistemet e prekura. Këto duhet të përmbajnë:

1. Kryerja e studimeve mbi zgjedhjen dhe menaxhimin e llojeve indikatore për ndryshimet klimatike

2. Vlerësimi i shëndetit dhe vitalitetit të pyjeve

3. Përzgjedhja dhe monitorimi insekteve pyjore, treguese për ndryshimet klimatike

4. Monitorimi afatgjat i ndryshimeve në ekosistemet pyjore

5. Parashikimi i ndryshimeve të ardhshme, në shpërndarjen dhe shumëllojshmërinë e llojeve, të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike

6. Përmirësimi i menaxhimit sistematik të llojeve të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

7. Zhvillimi i varieteteve të reja, të përshtatshme për ndryshimet klimatike.



4.5. PRIORITETI III. Forcimi i ruajtjes së biodiversitetit dhe promovimi i shfrytëzimit të qëndrueshëm të ekosistemit

4.5.1. Objektivat e Biodiversitetit Kombëtar 5: Nxitja dhe kontrolli i përdorimit të qëndrueshëm të komponentëve të biodiversitetit

Përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit i referohet "përdorimit të përbërësve të biodiversitetit, në një mënyrë dhe në një normë, që nuk të çon në rënie afatgjatë të larmisë biologjike, duke ruajtur potencialin e saj, për të plotësuar nevojat dhe aspiratat e brezave të sotëm dhe të ardhshëm" (neni 2 KDB). Përdorimi i qëndrueshëm i përbërësve të diversitetit biologjik, është drejtuar nga Konventa në nenin 10/1 e cila, ndër të tjera, u kërkon Palëve Kontraktuese, që të "miratojnë masa që kanë të bëjnë me përdorimin e diversitetit biologjik, për të shmangur, ose minimizuar ndikimet në shumëllojshmërinë biologjike".

Në mënyrë që të minimizohen ndikimet negative të aktiviteteve jo të qëndrueshme, në biodiversitet këto aktivitete duhet së pari të identifikohen dhe duhet të krijohet sinergji midis rritjes ekonomike, përparimit social dhe baraspeshës ekologjike në afat të gjatë. Është e rëndësishme për t’u siguruar që, ekosistemet, janë të aftë për të mbështetur shërbimet ekologjike, nga të cilat varet biodiversiteti dhe popullsia njerëzore.

Gjurma ekologjike përpiqet që të përballojë këtë sfidë. Ajo mat se sa janë toka dhe zona me ujë. Kërkesat e popullsisë për të siguruar burimet që konsumon dhe për të absorbuar mbeturinat e saj në teknologji mbizotëruese dhe kjo u mundëson njerëzve ndjekjen e progresit drejt qëndrueshmërisë. Gjurma shqiptare ekologjike është rreth 1.81 ha për banor (UNESCO, 2014) kur biokapaciteti i tokës është 1.8 ha për person. Kjo do të thotë, se sipërfaqja e përdorur nga ana mesatare shqiptare, është pak më e madhe se sa planeti mund të rigjenerojë. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit industrial dhe teknologjik, është e qartë, se rezervat ekologjike shqiptare janë duke u varfëruar.



Objektivat specifike

A. Në fushën e bujqësisë

Bujqësia mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke kontribuar me rreth 21 % të Prodhimit Vendor Bruto (GDP) dhe për të punësuar, shumicën e 48 % të popullsisë së Shqipërisë që jeton në zonat rurale.

Edhe pse rritja mesatare reale e prodhimit bujqësor, gjatë pesë viteve të fundit ka rreth 3,0-3,5% në vit, rritja e sektorit bujqësor është nën normën mesatare kombëtare dhe larg nga kapacitetet e saj reale. Megjithatë, ekziston një trend i qartë i rritjes së prodhimit bujqësor. Sistemet kryesore bujqësore, jane kryesisht sisteme të mbrojtura (serra, tunele) dhe janë më pak në numër për sa i përket sistemit të bujqësisë biologjike. Aktualisht, në nivel vendi, rreth 398.800 ha tokë është e mbjellë me kulturat bujqësore, nga të cilat 49,1% e përbëjnë bimët foragjere (195,000 ha), ndërsa në pjesën e mbetur të tokës, janë kultivuar me grurë, misër, perime dhe zona të kufizuara, me luledielli, duhan etj

Për më tepër, sektori i bujqësisë, luan një rol shumë funksional si një prodhues i ushqimit, menaxher biodiversitetit, motor për ekonominë në zonat rurale dhe garantues për ruajtjen in-situ të llojeve lokale, varieteteve dhe kafshëve shtëpiake. Misionet e ndryshme të bëra për kulturat bujqësore (fasule, bathë, thjerrëzat, jonxhë, tërshërë, bizele foragjere, melekuqe) perimet dhe pemët frutore, kanë treguar ndryshueshmëri shumë të madhe. Megjithatë, duke reduktuar presionin mbi biodiversitetin, bujqësia është një sfidë e madhe për fermerët në Shqipëri.

Palët e interesuara, të përfshira në zbatimin e këtij objektivi janë: fermerët, autoritetet kombëtare, agjencitë qeveritare, universitetet bujqësore dhe qendrat kërkimore, si dhe sektorë të tjerë të tilla si, zinxhiri i sigurisë së ushqimit, agro-ushqimit, shëndetit publik, etj

4.5.1.1. Inkurajimi i ndryshueshmërisë bujqësore

Ndryshueshmëria bujqësore i referohet zhvendosjes nga dominimi rajonal i një kulture bujqësore, në prodhimin rajonal të një numri kulturash, për të plotësuar kërkesën gjithnjë e në rritje për drithëra, perime, fruta, fara vajore, fibrave, foragjere, kullosa, karburante, etj. Diversifikimi në bujqësi është një mekanizëm i rëndësishëm për rritjen ekonomike. Megjithatë, kjo varet nga mundësia për ndryshueshmëri dhe mbi reagimin e fermerëve mbi këto mundësi. Qëllimi i këtij objektivi specifik është që të promovojë ndryshueshmërinë bujqësore, nga e cila përfiton biodiversiteti dhe për të mbështetur kërkime krijuese në mundësitë e reja të ndryshueshmërisë që mund të stimulojnë ruajtjen e biodiversitetit lokal, duke përfshirë varietete tradicionale.

Ky objektiv, mund të arrihet përmes dy qasjeve për diversifikimin e bujqësisë: diversifikimin horizontal dhe vertikal. Diversifikimi horizontal duhet të realizohet përmes intensifikimit të kulturave, duke u shtuar kultura të reja, me vlerë të lartë, sistemeve ekzistuese të kultivimit, si një mënyrë për të përmirësuar produktivitetin e përgjithshëm të një ferme. Shembujt përfshijnë: identifikimin e kulturave të specialiteve të lartë, kultura të reja jashtë sezonit, dhe sistemeve të prodhimit, varieteteve të historikut të kulturave me përparësi krahasuese, kryesisht fruta, perime dhe zbukurime, për të hapur mundësi të reja për fermerët. Metodologjia e diversifikimit vertikal është ajo ,në të cilën, fermerët dhe të tjerët, i shtojnë vlerën produkteve, përmes përpunimit, etiketimit rajonal, paketimit, apo përpjekje të tjera për të rritur produktin. Shembuj të aktiviteteve të diversifikimit vertikal janë (i) prodhimi organik i frutave dhe perimeve (ii) pula të rritura në mënyrë organike, (iii) prodhimet pyjore, (iv) erëza, bimë, kërpudha, mjalti i bletëve, fruta pemësh të ndryshme, lule, (v) turizmi natyral, të cilat stimulojnë interesimin e publikut, në mbrojtjen e biodiversitetit, dhe (v) iniciativa të tjera, që zvogëlojnë standardizimin e prodhimit bujqësor.

4.5.1.2. Inkurajimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve gjenetike për ushqim, dhe bujqësi

Një nga objektivat kryesore të CBD-së, është edhe ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i resurseve gjenetike në bujqësi. Ky objektiv është shënuar edhe në mesin e objektivave kryesore të Planit Global të Veprimit për Ruajtjen dhe Shfrytëzimin e qëndrueshëm të Resurseve Gjenetike të Bimëve për Ushqimin dhe Bujqësinë, të FAO-s dhe kjo është një temë kryesore e Traktatit Ndërkombëtar, mbi Burimet Gjenetike të Bimëve për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Biodiversiteti për ushqimin dhe bujqësinë përfshin "diversitetin biologjik të pranishëm dhe të rëndësishëm për bujqësinë baritore, pyjet dhe sistemet ujore të prodhimit. Ajo përfshin shumëllojshmërinë dhe ndryshueshmërinë e kafshëve, bimëve, dhe mikro organizmave gjenetike, llojeve dhe niveleve të ekosistemit që mbështesin strukturën, funksionet dhe proceset e sistemeve të prodhimit. Ky diversitet është menaxhuar ose ndikuar nga fermerët, blegtorët, pylltarët dhe peshkatarët popullorë për qindra breza dhe pasqyron diversitetin e veprimtarisë njerëzore dhe proceseve natyrore. Burimet gjenetike janë të domosdoshme, qofshin ato insekte të bimëve, baktere mikroskopike të nevojshme për të bërë djathë, racat e ndryshme të bagëtive të nevojshme për të bërë një jetë edhe në ambiente më të ashpra, apo mijëra varietete të kulturave që mbështesnin sigurinë e ushqimit. Megjithatë, për shkak të presionit ekonomik dhe urbanizimit intensiv, erozionit drastik gjenetik të tokave të vjetra, u zhvilluan kultivarët dhe veprimet për mbledhjen, vlerësimin dhe ruajtjen e tyre, por që sërsih ky process të mbetet një emergjencë.

Në mënyrë që të arrihet një përdorim i qëndrueshëm i diversitetit gjenetik për ushqim dhe bujqësi në Shqipëri, duhet të merren veprime te koordinuara, duke përfshirë: (1) në radhë të parë ruajtjen e llojeve lokale, varietetet e kafshëve shtëpiake dhe të formave të jetës mikrobiale me vlerë aktuale apo potenciale, dhe (2) të përmirësohet zhvillimi i bankave të përshtatshme të gjeneve të dobishme, për ruajtjen ex-situ të burimeve gjenetike.



Gjatë periudhës së gjatë të tranzicionit nga një ekonomi e centralizuar drejt një ekonomie të lirë tregu, zbatimi i politikave të zhvillimit rural është shumë i njëanshëm drejt zhvillimit ekonomik, me relativisht pak njohje eksplicite të ndërvarësisë ndërmjet zhvillimit ekonomik, social dhe mjedisor. Intensifikimi i bujqësisë duket qartë në këtë moment, sepse ajo është parë gjerësisht si e dëshirueshme nga zyrtarët e qeverisë.
1   ...   11   12   13   14   15   16   17   18   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка