Lista e akronimeve




старонка14/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   33

Në kuadër të procesit të transpozimit të legjislacionit të BE-së u miratua Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 200, datë 02.03.2011 “Për miratimin e Planit të Veprimit për fushën e Organizmave të Modifikuar Gjenteikisht (OMGJ), 2011-2013”, gjatë të cilit u identifikua legjislacioni i BE-së dhe ndarja e përgjegjësive për transpozimin e tij ndërmjet ministrive të linjës me afatet kohore respektive.

• Shqipëria ka aderuar edhe në protokollin shtesë Nagoya-Kuala Lumpur, një protokoll shtesë i Protokollit të Kartagjenës për Biosigurinë, edhe atë me ligjin nr 112/2013, datë 22.11.2012 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Nagoya -Kuala Lumpur, protokoll shtesë i Biosigurisë", në kuadër të Konventës për Diversitetin Biologjik. Ky protokoll, i ratifikuar për të 50-ën herë në korrik të vitit 2014, ka hyrë në fuqi në mes të tetorit 2014 dhe Shqipëria si shtet Palë, është e obliguar për zbatimin e saj në praktikë. Si hap i parë nevojitet një analizë e kuadrit ligjor kombëtar, i cili duhet të kryhet për të identifikuar boshllëqet që duhet të plotësohen. Në një fazë të dytë, duhet bërë plotësimi dhe kompletimi i kuadrit ligjor.

Ministria e Punëve të Jashtme ka depozituar instrumentet e pranimit në Sekretariatin e Konventës së Biodiversitetit për Protokollin e Nagojës dhe Protokollin e Nagoya-Kuala Lumpur të KDB, më 29 janar të vitit 2013.

• Konventa "Për Ruajtjen e Kafshëve të Egra Evropiane dhe Habitateve Natyrore" (Konventa e Bernës), e ratifikuar nga parlamenti shqiptar me ligjin "Për ratifikimin e Konventës: për ruajtjen e kafshë të egra evropiane dhe habitateve natyrore (Konventa e Bernës)", botuar në Fletoren Zyrtare nr. 7, datë 04.04.1998.

• Konventa "Për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës së Egër" (CITES), ku Shqipëria ka aderuar, pas miratimit të ligjit nr.9021, datë 06.03.2002 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi tregtinë ndërkombëtare të llojeve të rrezikuara të faunës dhe florës së egër”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 22, datë 02.04.2003

• Konventa "Për ruajtjen e llojeve shtegtare të kafshëve të egra (Konventa e Bonit)" dhe marrëveshjet e saj për cetacetë (ACCOBAMS), popullatat evropiane të lakuriqve të natës (EUROBATS), dhe ruajtjen e shpendëve migratorë të Afrikës dhe Euro-Azisë (AEWA). Shqipëria ka aderuar në këtë Konventë pas miratimit të ligjit nr 8692, datë 16.11.2000 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bonit: Mbi ruajtjen e llojeve migratore të kafshëve të egra dhe Marrëveshjet e kësaj Konvente", botuar në Fletoren Zyrtare 43, datë 13.11. 2000.

• Konventa "Për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht për Habitatet e Shpendëve (Konventa Ramsar)", në të cilat Shqipëria është palë që më datë 29.02.1996.

• Konventa e Kombeve të Bashkuara për të luftuar shkretëtirëzimin (UNCCD), në të cilën Shqipëria është palë, pas miratimit të ligjit nr 8556, datë 22.12.1999 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e OKB-së" Për të luftuar shkretëtirëzimin në vendet që kanë kaluar thatësirë të gjatë dhe/ose shkretëtirëzimin ", botuar në Fletoren Zyrtare 37, datë 25.02.2000.

• Konventa e Barcelonës "Për mbrojtjen e Detit Mesdhe nga ndotja, si dhe Protokolli për Zonat e Veçanërisht të Mbrojtura ", në të cilën Shqipëria është palë, pas miratimit të ligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për mbrojtjen e mjedisit detar dhe të zonës bregdetare të detit Mesdhe, si dhe 6 protokollet shoqëruese të saj", botuar në Fletoren Zyrtare 43, datë 13.12.2000. Për zbatimin e kësaj Konvente, janë zhvilluar strategjitë, planet e veprimit dhe programet. Pjesëmarrja në konferenca dhe takime të palëve të organizuara nga Sekretariatet përkatëse të kësaj Konventave, si dhe përgatitja e raporteve kombëtare për zbatimin e tyre, është një praktikë e rregullt. Shqipëria ratifikoi gjithashtu Protokollin e Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare në vitin 2011.


III. Mobilizimi i burimeve

3.1. Projekte në vazhdimësi për Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri

Projekti SELEA (IPA 2010) "Forcimi dhe Zbatimi i Legjislacionit Mjedisor në Shqipëri" ka një komponent në hartimin e planeve të menaxhimit për zonat e mbrojtura në vijim:

1. Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës-Dangëlli";

2. Parku Kombëtar "Mali i Tomorrit";

3. Parku Kombëtar i propozuar "Alpet Shqiptare";

4. Parku Kombëtar "Korab-Koritnik";

5. Peizazhi i Mbrojtur "Mali me Gropa-Bizë-Martanesh";

6. Peizazhi i Mbrojtur "Liqeni i Pogradecit".

Projekti "Mbështetja Institucionale për Ministrinë e Mjedisit për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në zonat e mbrojtura", financuar nga Kooperacioni Italian dhe IUCN. Projekti synon forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të stafit në nivel nacional dhe lokal në procesin e planifikimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura. Do te përgatiten dy plane menaxhimi: Plani i Menaxhimi për Peizazhin e Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë dhe Plani i Menaxhimit për Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Projekti Rezerva Biosferike Ndërkufitare e Prespës: “Mbështetje për Parkun Kombëtar të Prespës -Shqipëri", financuar nga KfW, hartim dhe zbatim i Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Prespës;

Projekti "Përmirësimi i metodologjisë për një menaxhim efektiv të zonës bregdetare dhe detare PM-s", i mbështetur nga UNDP/GEF - i cili po përgatit Planin e Menaxhimit për Parqet Kombëtare Detare/PM Karaburun-Sazan;

Projekti "Konservimi dhe Shfrytëzimi i Qëndrueshëm i Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta” me pjesëmarrjen e qeverisjes vendore dhe palët e interesuara, mbështetur nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA). Ky projekt koordinoi hartimin e Planit të Menaxhimit për Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta në bazë të një metodologjie pjesëmarrëse.



OBJEKTIVAT KOMBËTARË DHE INDIKATORËT

IV. Prioritetet, Objektivat dhe Treguesit Kombëtarë

4.1.Objektivi i përgjithshëm i strategjisë për vitin 2020

Konventa mbi Diversitetin Biologjik (KDB) përcakton Biodiversitetin si shkallën e variacionit të jetës. Ky ndryshim mund t’i referohet variacionit gjenetik, variacionit të specieve ose ndryshimit të ekosistemit brenda një zonë, biomë, ose planetit. KDB-ja ka tri objektiva kryesore, përkatësisht: (1) ruajtjen e biodiversitetit, (2) përdorimin e qëndrueshëm të përbërësve të tij dhe (3) për ndarjen e drejtë dhe të barabartë të përfitimeve që dalin nga shfrytëzimi i resurseve gjenetike dhe transferimi i teknologjive përkatëse.

Nisur nga këto tri objektiva, Strategjia Kombëtare për Biodiversitetin (SKB) ka për qëllim sigurimin e një zbatimi më efektiv dhe koherent të Konventës mbi Biodiversitetin (KDB). Strategjia Kombëtare e Biodiversitetit merr parasysh edhe angazhimet bazuar në marrëveshje të tjera të biodiversitetit.

Objektivi i përgjithshëm i strategjisë është të kontribuojë në nivel kombëtar për arritjen e objektivave të 2020 në ndalimin e humbjeve të biodiversitetit dhe degradimin e shërbimeve të ekosistemit. SKB-ja gjithashtu synon të rivendosë biodiversitetin në qendër aq sa është e mundur duke kontribuar në parandalimin e humbjes së biodiversitetit global. Ky objektiv i përgjithshëm mund të arrihet vetëm atëherë kur kuadri legjislativ shqiptar dhe ai i BE-së te jenë implementuar plotësisht, presionet mbi biodiversitetin të jenë ulur, ekosistemet të jenë restauruar në një mënyrë biologjike të drejtë dhe të barabartë, teknologjitë përkatëse të transferohen, çështjet dhe vlerat e biodiversitetit të jenë kanalizuar dhe politikat e duhura të jenë zbatuar në mënyrë efektive.

1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка