Lista e akronimeve




старонка13/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   33

Një zhvillim i rëndësishëm ishte nisma e ndërmarrë nga ministri i Mjedisit në fund të vitit 2013 i cili i propozoi qeverisë një ligj për ndalimin e gjuetisë në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe. Si rezultat i këtij propozimi, Parlamenti miratoi në fillim të vitit 2014 ligjin "Për ndalimin e gjuetisë në Republikën e Shqipërisë", për një periudhë dy vjeçare deri në mars të vitit 2016. Kjo masë pritet të krijojë kushtet dhe të minimizojë shqetësimin për llojet e egra të faunës, të cilat janë të rrezikuara.

Ndërkohë, pas përfundimit të këtij ndalimi, kontrolli i gjuetisë dhe zbatimi i ligjit do të mbetet një prioritet madhor.

Pyjet janë një tjetër sektor me ndikim të madh në biodiversitet. Humbja dhe fragmentimi i habitateve, shkaktuar nga prerjet ilegale dhe/ose mbishfrytëzimi është elementi kryesor negativ në këtë drejtim. Është vlerësuar se më shumë se 80,000 ha të zonave pyjore janë shpyllëzuar gjatë dy dekadave të fundit.

Për të përmirësuar këtë çështje, kohët e fundit janë marrë një sërë masash si ndalimi i eksportit të qymyr - drurit dhe ndalimi i eksportit të lëndëve të para drusore nga Shqipëria. Çështje kryesore për t'u trajtuar mbeten zbatimi i ligjit dhe të dhënave të besueshme e të përditësuara për kadastrën e pyjeve.

Peshkimi është një sektor i rëndësishëm për ekonominë dhe në të njëjtën kohë për biodiversitetin. Peshkimi i paligjshëm dhe mbishfrytëzimi i burimeve të peshkimit janë çështje të cilat po vendosen si prioritet. Një vlerësim i besueshëm i aksioneve për mbrojtjen e peshqve duhet të vazhdojë, së bashku me planin e menaxhimit për lloje të peshqve në veçanti.

Planifikimi Hapësinor: Në Shqipërinë post komuniste, formimi i vendbanimeve informale ka qenë një fenomen i zakonshëm. Praktikat e ndërtimit të paligjshëm në zonat urbane, shpesh për shkak të mungesës së një sistemi të qartë të të drejtave të pronësisë dhe varfëria urbane, janë sfida të rëndësishme në shumë zona të vendit. Vendbanimet joformale duket se kanë pasur ndikim të madh dhe të menjëhershëm në mjedis, më shumë edhe se ndikimet e tjera. Është e vërtetë se ajo që është më e vështirë për t’u menaxhuar janë mbetjet që prodhohen nga vendbanimet joformale. Është gjithashtu e vështirë për të reduktuar ose për të menaxhuar mbledhjen e materialeve natyrore, të cilat në disa raste mund të çojnë në humbjen e biodiversitetit në një zonë. Përveç kësaj, vendbanimet joformale dytësore shpesh nënkuptojnë zgjerimin e pa planifikuar të zonës urbane në tokë të punueshme ose ndryshe të vlefshme për mjedisin.

Turizmi: Shqipëria është nën kërcënim për shkak të praktikës së papërshtatshme dhe të zhvillimit që lidhen me turizmin masiv. Me modelin aktual të zhvillimit të bazuar në sasi, rritja e parashikuar e zhvillimit të turizmit në rajon do të vazhdojë të dëmtoj peisazhin, do të ndikojë në erozionin e tokës, duke ushtruar presion mbi specie të rrezikuara. Njëkohësisht, sforcimi apo përdorimi tej mase i burimeve ujore në dispozicion, rritja e sasisë së mbeturinave dhe shkarkimi i ndotjeve në det veç të tjerave është dhe një përçarje kulturore. Ndërtimi i lidhur me zhvillimin e turizmit ka shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha edhe në ekosistemet e brishta bregdetare dhe detare në vend. Duke pasur parasysh faktin se më shumë se 3 milion turistë vizituan vendin në vitin 2014 (më shumë se 760 000 të huaj, me një rritje prej 40 % në krahasim me vitin 2010), është e qartë se ndikimi i turizmit në tokë dhe peizazh, është i madh. Rritja e parashikuar do të vazhdojnë të degradojë këto rajone, si dhe të shkatërrojë ato të cilat deri më tani njihen si zona të virgjëra.

2.7. Marrëveshje Shumëpalëshe për Mjedisin (MSHM-të)

Shqipëria është Palë në një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh shumëpalëshe për mjedisin që lidhen me biodiversitetin, ku mund të përmenden:

• Konventa mbi Diversitetin Biologjik (KDB), në të cilën Shqipëria është palë që më 10.11.1996 dhe Protokolli Nagoya për qasje në burimet gjenetike dhe ndarjen e përfitimeve që dalin nga shfrytëzimi i tyre, në të cilat Shqipëria ka aderuar në janar 2013, pas miratimit të ligjit nr 113/2012 datë 22.11.2012. Protokolli i Kartagjenës mbi Biosigurinë është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me ligjin nr. 9279, datë 23.09.2004 "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Kartagjenës dhe Konventën e Biosigurisë për larminë biologjike ", botuar në Fletoren Zyrtare No. 74, datë 27.10.2014. Për sa kohë që OMGJ është një fushë ndërsektoriale, nuk ka një strukturë të vendosur me ligj për to. Ndërkohë, në kuadër të zbatimit të Protokollit të Kartagjenës për biosigurinë dhe Konventën e Diversitetit Biologjik (KDB), janë identifikuar institucionet që bëjnë pjesë në rrjetin kombëtar për zbatimin e Protokollit. Ndërsa OMGJ, si e tillë kërkon kontributin e të gjithë aktorëve kyç për të përcaktuar dhe për të koordinuar punën mes tyre. Institucionet kryesore janë Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave përgjegjëse për mbjelljen, ushqimin dhe tregëtinë; Ministria e Mjedisit për hyrje të kontrolluara në mjedis, duke përfshirë edhe vendosjen dhe mënyrën e sistemit të informimit të shteteve që janë palë të Protokollit të Biosigurisë. Në nivel kombëtar, në përputhje me dispozitat e ligjit nr 9863, datë 28.01.2008 "Për Ushqimin", Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), është themeluar në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, me VKM nr 1081, datë 21.10.2009 "Për organizimin dhe funksionimin e AKU-ve". Sipas ligjit, për nga detyrat kryesore të AKU-së, është përgjegjëse "që të menaxhojë dhe drejtojë procesin e vlerësimit të rrezikut te ushqimet dhe ushqyerja". Aktorët e tjerë në hartimin e politikave janë, Ministria e Shëndetësisë, për të analizuar mikroorgnazimat në ushqimet e mbyllura dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njerëzve. Ministria e Arsimit dhe Sporteve është përgjegjëse për zhvillimin e bioteknologjisë. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e Protokollit të Kartagjenës për biosigurinë lidhur me lëvizjet ndërkufitare të OMGJ-ve. Në kuadrin e reformës së institucioneve kërkimore shkencore është themeluar Departamenti i Bioteknologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, i cili në bashkëpunim me institucionet e tjera të ministrive të sipër përmendura si dhe me Akademinë e Shkencave, luajnë një rol të rëndësishëm për kryerjen e procedurave të vlerësimit të rrezikut të OMGJ-ve.

1   ...   9   10   11   12   13   14   15   16   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка