Lista e akronimeve




старонка11/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   33

• Mbrojtja dhe mirëmbajtja e të gjitha burimeve natyrore tokësore dhe nëntokësore për përdorim aktual dhe në të ardhmen,

• Mbrojtja dhe përmirësimi i tokës me qëllim shtimin në maksimum të pjellorisë, të minimizohet erozioni dhe të parandalohet ndotja;

• Mbrojtja dhe përmirësimi i biodiversitetit, zonat dhe llojet e mbrojtura me qëllim ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të mjedisit në përputhje me angazhimet evropiane dhe ndërkombëtare;

• Planifikimi efektiv hapësinor dhe i integruar i zhvillimit, i cili merr parasysh objektivat ekonomike, sociale dhe mjedisore duhet të merret në konsideratë në mënyrë të ekuilibruar;

• Riparimi dhe rehabilitimi i zonave të dëmtuara rëndë, me qëllim që të eliminohen kërcënimet ndaj shëndetit publik dhe biodiversitetit, si rezultat i këtyre dëmtimeve. SNM-ja është hartuar në përputhje të plotë me standardet e hartimit të strategjisë së vendeve evropiane, është diskutuar tërësisht në tryeza të rrumbullakta me të gjitha ministritë përkatëse të linjës dhe grupet e interesit. SNM-ja synon objektivat e saj përmes një programi konkret, afatet, institucionet relevante, dhe buxhetet financiare.

Zbatimi efektiv i SNM-së është një detyrim ligjor për të gjitha institucionet, shumica e të cilave kanë qenë pjesë e procesit të konsultimit. Një Grup Pune Ndërministror i kryesuar nga ministri i Mjedisit, (MM) dhe me anëtarë të nivelit të lartë të ministrive të linjës u krijua për hartimin e SNM-së.

SNM-ja përcakton objektivat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm kombëtar, duke mbrojtur deri në shkallën më të mirë të mundshme, të gjitha burimet natyrore nga ndotja dhe degradimi si dhe promovimin e aseteve mjedisore në dobi të prosperitetit kombëtar. Zhvillimi i qëndrueshëm është udhëhequr nga vizioni dhe politikat e qeverisë nëpërmjet zhvillimit të integruar të zonave rurale dhe urbane, në përputhje me mbrojtjen e mjedisit. Kjo duhet të arrihet përmes konvergjencës efektive të politikave sektoriale në një qëndrim të vetëm të integruar. Sektori i pyjeve është pjesë e strukturës administrative të Ministrisë së Mjedisit, ndaj dhe strategjia e përgatitur nga ana e saj bën që ministria të ketë një qasje të saktë për integrimin dhe zhvillimin e këtyre sektorëve.

Një nga prioritetet strategjikë të SNM-së është zhvillimi i shpejtë, i balancuar, dhe i qëndrueshëm në fushat ekonomike, sociale dhe njerëzore, ku transporti, energjia, furnizimi me ujë, kanalizimet, dhe mjedisi luajnë një rol të madh. Kjo strategji ndërsektoriale për zhvillimin e qëndrueshëm, përfshin:

• Strategjinë Kombëtare të Energjisë, të miratuar me VKM nr 424, datë 26.06. 2003 (data e miratimit 26.06.2003, Fletore Zyrtare 54, 2196 p.);

• Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor, miratuar me VKM nr 709, datë 29.10.2014 (Fletore Zyrtare 169/2014).

• Strategjia për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve, miratuar me VKM nr 795, datë 11.07.2007 (Fletore Zyrtare 170, p 5109, data e miratimit të 07.11.2007);

• Strategjia Sektoriale e Transportit, miratuar me VKM nr 1214, datë 03.09.2008 (Fletore Zyrtare 145, p 7183, data e miratimit 03.09.2008.);

• Strategjia Sektoriale për Turizmin, miratuar me VKM nr 844, datë 06.11.2008 (Fletorja Zyrtare 107, p. 4732)

• Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural, miratuar me VKM nr 924, datë 14.11.2007 (data e miratimit 14.11.2007, Fletore Zyrtare 192, p.6149);

• Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin Rajonal, miratuar me VKM nr 773, datë 14.11.2007 (data e miratimit 14.11.2007, Fletore Zyrtare 161, p. 4715).

Ligji nr 10.431, datë 14.06.2011, "Për mbrojtjen e mjedisit", përcakton elementet kryesore strategjikë të mbrojtjes së mjedisit;

• Parandalimi dhe reduktimi i ndotjes së ujit, atmosferës dhe tokës, si edhe lloje të tjera të ndotjes;

• Mbrojtja e diversitetit biologjik;

• Shfrytëzimi racional i burimeve natyrore e minerare dhe shmangia e dëmtimit të tyre gjatë shfrytëzimit;

• Rehabilitimi i zonave të dëmtuara dhe të ndotura ekologjike për shkak të veprimtarive njerëzore dhe fenomeneve shkatërruese natyrore;

• Mbajtja e ekuilibrave ekologjikë dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.

2.5. Rishikimi i kuadrit ligjor

Baza ligjore për mbrojtjen e natyrës buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e vitit 1998; miratuar me ligjin nr 8417, datë 21.10.1998 "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë" Fletore Zyrtare: Viti 1998, Nr 28, Faqe 1073, data e botimit 07.12.1998. Neni 59 i Kushtetutës thekson se "Shteti synon një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm, dhe shfrytëzimin racional të burimeve natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm", dhe ka për qëllim të sigurojë:

a) Një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të qëndrueshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;

b) Shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Neni 56 i Kushtetutës thekson se: "Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij". Dispozitat kushtetuese theksojnë se:

Mjedisi dhe mbrojtja e tij, konsiderohen si qëllimet themelore të shtetit;

• Thelbi i mbrojtjes së mjedisit është ruajtja e vazhdueshme e një mjedisi të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm;

• Mbrojtja e mjedisit është një detyrë e përhershme në çdo kohë dhe në çdo rrethanë dhe ka lidhje direkte me jetën dhe shëndetin e popullatës;

• Zhvillimi i qëndrueshëm është një kërkesë themelore dhe në këtë mënyrë Kushtetuta garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;

• Publiku ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe institucionet shtetërore janë të detyruara të informojnë publikun në lidhje me mjedisin dhe masat e marra për mbrojtjen e tij.

Ligjet e miratuara në Shqipëri në lidhje me mbrojtjen e komponentëve të veçantë mjedisor, ose trajtimin e proceseve të rëndësishme mjedisore, janë formuluar për të qenë në harmoni me dispozitat e kuadrit ligjor dhe së bashku formojnë të ashtuquajturin Legjislacion Kombëtar Mjedisor. Legjislacioni kombëtar për mjedisin është duke kaluar nëpërmjet një faze intensive të transpozimit përmes përfshirjes së Direktivave të BE-së për mjedisin. Ligji nr 10431, datë 14.06.2011 "Për mbrojtjen e mjedisit", përcakton parimet që mbështesin të gjithë aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit. Ligji është ndryshuar nga disa direktiva, duke përfshirë Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, Large Combustion Plant, Seveso II, Regjistrimin e Ndotjes dhe Lirinë e Transferimit, Direktivat e Përgjegjësisë, etj;

1   ...   7   8   9   10   11   12   13   14   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка