Lista e akronimeve




старонка10/33
Дата канвертавання24.04.2016
Памер1.42 Mb.
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   33

2.4. Rishikimi i strategjisë dhe politikave


Gjithë procesi i hartimit të legjislacionit dhe politikave kombëtare mjedisore është i bazuar në përafrimin me direktivat mjedisore të BE-së. Ky është një parim metodologjik në përgatitjen dhe miratimin e legjislacionit normativ mjedisor. Për të siguruar zbatimin e saktë të këtij parimi janë ndjekur hapat e mëposhtme:

• Identifikimi i direktivave të BE-së për mjedisin, duke përfshirë ndryshimet në direktivat e caktuara;

• Grupimi i direktivave sipas fushave të fokusit, të tilla si ajri, uji, mbeturinat, etj.;

• Përcaktimi i prioriteteve për transpozimin e secilës prej direktivave të BE-së;

• Përkthimi i direktivave të BE-së në gjuhën shqipe dhe publikimin e direktivave

• Hartimi dhe miratimi i planit afatmesëm për përafrimin e direktivave. Plani është monitoruar nga afër nga ana e Ministrisë së Integrimit dhe është raportuar në Komisionin Evropian, në Bruksel;

• Hartimi, miratimi dhe zbatimi i një matrice vjetore për aktet normative, duke identifikuar çdo direktivë që përjashtohet;

• Çdo projektligj apo draft si dhe VKM, shoqërohet me “Tabelën e përputhshmërisë së projektit nomrativ me acquis të Bashkimit Evropian”, i cili identifikon se cila direktivë e BE-së, apo pjesë e direktivës duhet të transpozohet, si dhe shkalla e transpozimit të direktivave në legjislacionin shqiptar. Ky legjislacion, i propozuar verifikohet në mënyrë të detajuar nga Ministria e Integrimit përpara se të shqyrtohet nga ana e Këshillit të Ministrave dhe nga Kuvendi;

• MM, si institucioni përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit mjedisor, ka në strukturën e tij dhe Drejtorinë e Integrimit dhe të Projekteve që vazhdimisht ndjek procesin e përafrimit dhe raporton në Ministrinë e Integrimit;

Vështirësitë kryesore të hasura gjatë procesit të përafrimit, kanë të bëjnë fillimisht me identifikimin e masave të nevojshme organizative, ekonomike, strukturore dhe administrative. Kjo veçanërisht kur bëhet fjalë për standardet e cilësisë së ujit gjë që kërkon investime të konsiderueshme në infrastrukturën mjedisore. Përveç kësaj, shumë prej direktivave kërkojnë krijimin e organizmave dhe sistemeve të reja, si dhe nevojën për forcimin e aftësive dhe kapaciteteve ekzistuese. Kështu që duhet thënë që zbatimi i direktivave të BE-së në praktikë ka hasur vështirësi, gjë që për pasojë ka sjellë dhe vonesa.

Parimet e zhvillimit të qëndrueshëm janë integruar me një numër dokumentesh strategjikë dhe ligjor. Më të rëndësishme janë Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit (SNM) e miratuar me Vendimi të Këshillit të Ministrave nr 847, datë 29.11.2007 (Fletorja Zyrtare 174/2007, p. 5349, data e botimit 22.12.2007), dhe Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), 2007-2013, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në Mars 2008.

Qëllimet strategjike të Republikës së Shqipërisë në fushën e mjedisit janë të përcaktuara në Strategjinë Ndërsektoriale të Mjedisit (SNM), si një pjesë integrale e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe është në disponueshme në: http://www.mjedisi.gov.al. SNM-ja është dokumenti bazë që parashtron politikën shtetërore në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Qëllimi përfundimtar është përmbushja e detyrimit kushtetues ndaj shtetasve shqiptarë për të siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjik; zhvillimi i përdorimit racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore; ruajtja e mjedisit nga ndotja dhe degradimi; dhe promovimi i vlerave mjedisore si asete të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.


Rishikimi dhe përditësimi i SKZHI-së ekzistuese dhe SNM-së për periudhën 2015-2020 ka përfunduar dhe pritet të miratohet nga Qeveria deri në fund të vitit 2014.

Shtyllat kryesore ku do të bazohet mbrojtja e natyrës janë:

• Përafrimi i plotë i mbrojtjes së natyrës 'acquis' në kontekstin e procesit të integrimit evropian, sidomos pas marrjes së statusit të vendit kandidat në BE, i cili është dhënë në Shqipëri në fund të vitit 2013;

• Ngritja e rrjetit të vendeve me rëndësi të Komunitetit (SCI) në kuadrin e Integrimit Evropian të vendit NATURA 2000;

• Zbatimi efektiv në praktikë i Planeve menaxhuese të zonave të mbrojtura dhe të planeve të veprimit për speciet e kërcënuara dhe habitateve; duke siguruar statusin e favorshëm të ruajtjes së llojeve të rrezikuara dhe habitateve;

• Ristrukturimi dhe forcimi i strukturave të menaxhimit të zonave të mbrojtura;

• Promovimi dhe zbatimi i stimujve ekonomikë në fushën e menaxhimit të faunës së egër nëpërmjet investimeve publike dhe private;

• Nxitja dhe aplikimi i stimujve ekonomikë për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe përdorimi i qëndrueshëm i tyre;

Shumë nga politikat dhe masat e kësaj strategjie, mbështeten nga programet dhe veprime të përcaktuara në strategjitë ndërministrore. Korniza ndërministrore ofron konsideratë bashkëkohore dhe të integruar të faktorëve të mjedisit që lidhen me transportin, bujqësinë, të drejtat e pronës, etj. Ky koncept i bën institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Qëllimet mjedisore, objektivat dhe çështjet janë identifikuar në dokumentet e mëposhtme:

• SKZHI-ja dhe SNM-ja janë dokumentet kryesore strategjike;

• Programi i Qeverisë Shqiptare: 2013-2017;

• Plani Kombëtar për Integrim Evropian 2014-2020, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 438, datë 02.07.2014 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2014-2020”. Ky Plan rishikohet çdo vit për t’iu përgjigjur prioriteteve të procesit të anëtarsëimit në Bashkimin Evropian.

• Strategjitë sektoriale: SKPVB

Qëllimet përfshijnë:

• Arritjet e kërkuara (BE, OBSH) për standardet e cilësisë së ajrit, furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujërave të ndotura, zhurmat, mbetjet urbane, dhe zonat e mbrojtura me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës;

• Reduktimi i emisioneve të gazit serë dhe substancave ozon holluese, me qëllim që të kontribuojë në parandalimin e ndryshimeve klimatike,

1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   33


База данных защищена авторским правом ©shkola.of.by 2016
звярнуцца да адміністрацыі

    Галоўная старонка